• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Qeveria italiane ashpërson kufizimet, masa të reja, ministri i Shëndetësisë nënshkroi dekretin

18 August, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është bërë e ditur se për shkak të rritjes së rasteve të infektimit me korona, qeveria italiane ka njoftuar mbylljen e të gjitha diskotekave. Po ashtu mbajtja e maskës do të jetë natën e detyrueshme në të gjitha vendet publike.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, nënshkroi dekretin përkatës. Urdhri do të jetë në fuqi të paktën deri më 7 shtator. Ky përfshin të gjitha diskotekat e Italisë, klubet e natës dhe diskotekat e plazhit në natyrë të hapur si dhe të gjitha eventet e tjera të kërcimit jashtë. Qeveria urdhëroi gjithashtu mbajtjen e maskave nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit në sheshet ku mblidhen shumë njerëz apo para lokaleve, shkruan DW.

Po ashtu, shtrëngimi i masave lidhet me faktin se edhe në Itali janë infektuar kohët e fundit me virusin SARS-CoV-2 gjithnjë e më shumë të rinj. Po ashtu gjatë ditëve të kaluara ka pasur shumë njoftime për festime pa respektuar distancën dhe pa mbajtur maskat nga të rinjtë.

Rihapja e shkollave, me rrezik

Ekspertë dhe politikanë kanë paralajmëruar se për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, rihapja e shkollave mund të jetë me rrezik. Viti shkollor planifikohet të fillojë më 14 shtator. Ministri Speranza shkroi në Facebook:

“Ne nuk mund t’i zhbëjmë arritjet e muajve të fundit, gjatë të cilëve hoqëm dorë nga shumë gjëra. Prioriteti ynë duhet të jetë rihapja e shkollave në kushte sigurie të plotë në muajin shtator”.

Pronarët e diskotekave paralajmëruan për humbje në miliarda nëse ato mbyllen. Ndërkohë Kalabria i ka mbyllur të gjitha diskotekat si masë paraprake që të premten e kaluar.

Zyrtarisht Italia ka pasur rreth 254,000 infeksione me korona që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt. Më shumë se 35,000 vetë kanë vdekur me ose nga COVID-19. Kjo e bën Italinë një nga vendet e prekur më rëndë nga pandemia e koronës në Evropë. Gjithësesi javët e fundit Italia ka raportuar një numër më të ulët infeksionesh të reja krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Masat e ashpra disamujore të karantinës për shkak të koronës u hoqën në Itali më 3 qershor.

Paraardhëse

Vendi i parë ku shpërtheu masivisht COVID-19, nuk do ta besoni se çfarë ndodh sot në Wuhan (FOTO)

Pasardhëse

“Gënjyen e s’u lodhën, vodhën e s’u ngopën”, Erion Braçe nuk iu ndahet Ilir Metës dhe Lulzim Bashës

Pasardhëse

“Gënjyen e s’u lodhën, vodhën e s’u ngopën”, Erion Braçe nuk iu ndahet Ilir Metës dhe Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.