Gjatë konferencës së jashtëzakonshme që kishte paralajmëruar ditën e sotme, Presidenti Meta u pyet nga gazetarët se çfarë kishte bërë ai personalisht për të ndihmuar në tejkalimin e krizës së krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Meta u mjaftua duke thënë se “janë bërë të gjitha veprimet e duhura”, pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, ai ka shprehur edhe rezerva për stafin diplomatik në Greqi, i cili tha se ndryshimet janë bërë nga qeveria pa marrë një mendim nga presidenca. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Meta tha se kjo nuk e pengoi që të bashkëpunonte.
“Nga ana e presidentit janë bërë të gjitha veprimet e duhura, jo vetëm publikisht që kanë qenë shumë të rezervuara për të mos ndikuar në një debat të panevojshëm, duke qenë se ishte një çështje shumë e madhe humanitare. ky nuk ishte rasti i parë, ishte dhe në Kapshticë, në të gjitha rastet presidenca ka bërë përpjekjet e tij më të mira, që të parandalojë çështje të tilla. Edhe pse qeveria duhet të ishte konsultuar me presidentin, për ndryshimet e personelit diplomatik në Greqi, por i bëri fakt të kryer, edhe pse kam pasur rezerva për këtë sjellje, është treguar shumë bashkëpunues duke shmangur bllokimet dhe debatet publike. Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë”, – tha Meta.
Koment për Janullatosin dhe rolin e tij në zgjidhjen e krizës?
Meta: Cdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim sepse ne e dimë që qeveria greke e bën detyrën e vet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne e dimë që është përgjegjësi e shtetit shqiptar, qeverisë, ku Kryeministri ka përggjësi të shumëfishtë, kur s’i përgjigjen ministrat duhet të marrë masa por ai është edhe ministër i Jashtëm. Ne e dimë shumë mirë kur është frekuenca më e lartë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë. Këto gjëra nuk u bënë dhe spostojmë debatin në gjëra që s’kanë kuptim. Do i çoj që nesër Qeverisë një kalendar, për të parandaluar situata të tilla, si Pashkët, Viti Ri, pra kohët kur vijnë dhe ikin emigrantët.
Diskutime rreth kësaj post