• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Katër shtete në ndihmë urgjente të Greqisë, stërvitje të mëdha ushtarake si përgjigje ndaj Turqisë

17 August, 2020
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vazhdojnë të përshkallzohen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, ku duket se nuk do të ulen për një kohë të gjatë, për shkak se Ankaraja vazhdon që të insistojë se do të vazhdojë kërkimet në det, në një zonë të përbashkët me shtetin grek, për naftë dhe gaz.

Ndërsa, shumë shtete të botës kanë dalë në mbështetje të Greqisë, duke përfshirë këtu edhe disa ministra të Bashkimit Europian.

Në një shkrim, mediat helene raportojnë se ushtri të shteteve të ndryshme janë mbledhur në Egje e se janë gati të përballen me ushtrinë turke, që kërcënon në kufi.

Sipas mediave në vendin fqinj, pritet që muajin e ardhshëm katër ushtritë e Greqisë, Izraelit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të zhvillojnë një stërvitje të madhe detare në zonën ku aktualisht është duke kryer kërkime anija turke “Oruç Reis”.

“Vendimi është marrë orët e fundit, për shkak të kërcënimit turk, ndërsa janë akorduar edhe fonde nga qeveria greke për modernizimin e ushtrisë sonë”, – kanë lajmëruar mediat helene.

Megjithatë, këto mund të jenë tone të ndezura të mediave vendore greke, pasi Athina zyrtare është duke u përpjekur ta zgjidhë ngërçin në mënyrë diplomatike me Ankaranë.

“Protothema” nënvizon se qeveria greke ka miratuar një fond prej 1.5 miliard dollarë për të blerë armatime për ushtrinë, në kuadër të modernizimit të ushtrisë.

Nuk janë të pakta rastet kur ushtria apo marina greke kryen stërvitje në det me aleatët e saj europianë apo jo, por nuk dihet sa këta stërvitje të përbashkëta mund të kenë lidhje me çështjen e kërcënimit turk.

Paraardhëse

Amarda dhe Ermali gjejnë mënyrën më origjinale për të shijuar perëndimin e diellit, kjo video do ju bëjë për vete të gjithëve

Pasardhëse

Presidenti Meta del në konferencë për shtyp dhe flet për situatën aktuale në vend

Pasardhëse

Presidenti Meta del në konferencë për shtyp dhe flet për situatën aktuale në vend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.