• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çfarë po ndodh me tensionet në Mesdhe? Merkel telefonon Mitsotakis dhe Erdoganin, ky është synimi i BE në këtë situatë të ‘nxehtë’

17 August, 2020
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

BE përpiqet ta ndalojë përshkallëzimin mes Greqisë, Turqisë e Qipros në Mesdheun lindor. Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por për momentin BE nuk do të vendosë masa ndëshkuese.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej. Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.

Kancelarja Merkel ndërmjetëson

Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog dhe çshkallëzim.

Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e akuzoi Francën se sillej si “gangstere”.

Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s. Greqia dhe Turqia grinden prej dekadash për çështje territoriale. Turqia akoma mban të pushtuar pjesën veriore të Qipros, anëtare e BE. DW

Paraardhëse

Erion Dasho zbulon ku po gabojmë me COVID-19 dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Fatkeqësisht penalizohet qytetari

Pasardhëse

“Edi Rama duhet të ndërpresë pushimet”, PD del me kërkesën urgjente: Shqipëria ka një problem të madh

Pasardhëse

“Edi Rama duhet të ndërpresë pushimet”, PD del me kërkesën urgjente: Shqipëria ka një problem të madh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.