• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama prish marrëdhëniet me Erdogan pas afrimit me SHBA, pakti mes Emirateve Arabe dhe Izraelit ndan Turqinë me Shqipërinë

17 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Krisen marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Lideri turk ka pasur influencë të madhe në vendin tonë, por kohët e fundit duket se kemi një krisje në mes.

Çështja e gylenistëve ka qenë një mollë sherri, pasi Ankaraja nuk është kënaqur me veprimet e qeverisë. Në Turqi u ekstradua vetëm një person, ndërsa janë me qindra të tjerë në vendin tonë që qeveria nuk i ka lejuar të largohen. Por ajo që i ka vënë kapak se kemi një krisje janë qëndrimet e ditëve të fundit. Arabia Saudite dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike mes tyre dhe kjo falë ndërmjetësimit të presidentit Donald Trump. Ndër të parët që reagoi duke përshëndetur këtë marrëveshje ishte kryeministri Edi Rama.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtën frymë dhe të punojnë sëbashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, – deklaroi Rama.

Por duket se qëndrimi i kryeministrit nuk është aspak në unison me atë të mikut të tij Erdogan. Turqia ka reaguar shumë ashpër ndaj kësaj marrëveshje, duke dëshmuar se qeveria shqiptare tashmë po anon nga amerikanët. Ministria e Jashtme turke tha se historia nuk do të harrojë dhe nuk do ta falë kurrë, “sjelljen hipokrite” të Emirateve të Bashkuara Arabe në arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas deklaratës, njerëzit e Palestinës dhe administrata kanë të drejtë të reagojnë ashpër kundër marrëveshjes, për të cilën thuhet se ndryshon rendin e politikës së Lindjes së Mesme, nga çështja palestineze në luftën kundër Iranit.

“Historia dhe ndërgjegjja e njerëzve të rajonit nuk do ta harrojnë dhe kurrë nuk do ta falin këtë sjellje hipokrite të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilën ata tradhtuan kauzën palestineze për interesat e tyre”, – thuhet në deklaratë.

Ankaraja shtoi se mundësia që Emiratet e Bashkuara Arabe të mund të përpiqeshin në mënyrë të njëanshme për të hequr planin arab të paqes të arritur në 2002, i cili u përmbyll nga Lidhja Arabe, ishte shqetësues.

Rasti i Venezuelës

Një tjetër element që tregon se shefi i qeverisë po del kundër Erdogan kohët e fundit janë dhe zgjedhjet në Venezuelë. Kryeministri Rama në atë kohë u rreshtua krah SHBA duke njohur Juan Guaidon si president dhe jo Maduron, i cili mbështetet nga Erdogan.

“Në emër të popullit të Shqipërisë dëshiroj që Juan Guaido dhe venezuelanët e guximshëm të kenë sukses në triumfin ndaj paligjshmërisë që e ka kthyer vendin në ferr për popullin e vet”, – tha Rama.

Por me këtë deklaratë Rama ka dalë kundër Rexhep Taip Erdogan. Presidenti turk është i vetmi që doli krah Maduros. Ai e telefonoi atë duke i thënë: “Maduro vëlla, qëndro i fortë, Turqia qëndron bashkë me ty”. Pra, Erdogan ka dalë kundër opozitës venezueliane. Por qëndrimi i Ramës tregon se kryeministri shqiptar ka zgjedhur amerikanët përballë turqve. SHBA dhe Turqia kohët e fundit kanë ashpërsuar jashtë mase marrëdhëniet. Turqia ka filluar të shohë nga Rusia dhe të gjitha shtetet që janë kundër SHBA. Por nga ana tjetër qeveria shqiptare ka treguar se është shumë afër me amerikanët. Kryeministri gëzon mbështetjen e SHBA dhe si duket kjo ka ndikuar në marrëdhëniet e tij me SHBA. Nëse disa vite më parë Rama e Erdogan kishin takime shumë të shpeshta, tani nuk ka më.

Paraardhëse

Deklarata e Ramës për situatën në Kakavijë, reagon PD-LSI: Nuk kemi nevojë për një qeveri të papërgjegjshme dhe që nuk merr përgjegjësi

Pasardhëse

Pandeli Majko zbulon emrin e figurës së njohur që ndërhyri për qetësimin e situatës në Kakavijë

Pasardhëse

Pandeli Majko zbulon emrin e figurës së njohur që ndërhyri për qetësimin e situatës në Kakavijë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.