• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Situata e Covid-19, mjeku Simaku tregon arsyen: Ja pse po shtohen rastet e infektimeve

14 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku Artan Simaku është shprehur se rritja e numrit të rasteve kas ndodhur pasi individët dhe bizneset nuk po i respektojnë masat. Sipas Simakut, e gjithë kjo situatë nuk është çështje kontrolli, por ndërgjegjësimi, se nuk mund të kemi inspektorë në çdo njësi shërbimi.

Artan Simaku për RTV Ora: Përgjegjësia është te individët dhe bizneset se këto masa ishin një ndër parakushtet për rikthimin në normalitet. Gradualisht me rikthimin në normalitet, pati një relaksim dhe nuk u respektuan masat. Me vënie e maskave me detyrim u vu re një përmirësim i situatës. Kryesisht rregullat janë shkelur në mos mbajtjen e distancës. Nuk mund t presim çdo gjë nga ministria e Shëndetësisë. Të mos harrojmë se janë hartuar protokolle për çdo lloj biznesi.

E gjithë kjo situatë nuk është çështje kontrolli, por ndërgjegjësimi, se nuk mund të kemi inspektorë në çdo njësi shërbimi. Kam vënë re që në çdo njësi shërbimi hiqet maska kur nuk ka inspektorë, apo shumë herë mbahet poshtë mjekrës. Kjo vjen kryesisht edhe në grupmoshën e re që e kalon lehtë sëmundjen. Kjo moshë e rë nuk i respekton këto masa, edhe pse transmetojnë sëmundjen te grupmoshat e tjera. Kryesisht vatrat janë në zyra dhe transmetim komunitare, por nuk kemi vatra të pa menaxhueshme.

Referuar testimeve, Simaku u shpreh se nuk ka lidhje numri i lartë i testimeve krahasuar me vendet e tjera, por që testimet të bëhen kur duhet.

Artan Simaku: Shpeshherë krahasohen testimet në raport me popullsinë, pro nuk kanë lidhje. Testimi duhet të kryhet aq sa duhet dhe aty ku duhet, pra testimi i rasteve. Kur krahasojmë shifrat dhe thuhet se ka kaq testime, përveç rasteve testimi nuk të jep një informacion më të zgjeruar. Edhe ata vende që kanë më shumë testimi kanë të njëjtën situatë rritëse të rasteve. Nuk ka sens krahasimi i shifrave të testimit. Testimi përveç rasteve dhe kontakteve nuk te jep informacion shtesë. Gjithë thelbi për menaxhimin e pandemisë është ndërgjegjësimi.

Simaku shtoi se ashtu sikurse me vaksinën e gripit që ishte falas për personelin shëndetësor, ashtu do të jetë edhe për Covid-19.

Artan Simaku: Ministria e Shëndetësisë ka një program të ofrimit të vaksinës së gripit falas për personelin shëndetësor, si dhe për grupet me risk të popullatës. Qeveritë shqiptare kanë pasur prioritet vaksinimin falas për gripin. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Covid-in. Ndërsa stafet dhe personeli i ri është trajnuar. Përgatitja infrastrukturore është e plotë dhe nuk mungon asgjë.

Paraardhëse

Analisti Frrok Çupi shpërthen dhe paralajmëron fundin e Metës: Është një hajdut

Pasardhëse

Vazhdon të përkeqësohet situata mes Turqisë dhe Greqisë, zbulohet lëvizja urgjente e Kancelares Merkel pas kërcënimit të Erdogan

Pasardhëse

Vazhdon të përkeqësohet situata mes Turqisë dhe Greqisë, zbulohet lëvizja urgjente e Kancelares Merkel pas kërcënimit të Erdogan

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.