• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rakacolli: Spitalet COVID 3 dhe 4 gati nëse s’ka kapacitete tek dy të parët, terapia me plazmë nuk është shpëtimtare

13 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur dje për situatën e COVID-19 në vend. Ajo bëri me dije se në dy spitalet COVID, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” punohet intensivisht dhe se dy spitalet e tjera do të hapen kur të përfundojnë kapacitetet tek ekzistueset.

“Të dyja spitalet e dedikuara për COVID janë spitale që po punojnë intensivisht dhe po përballojnë fluksin e pacientëve. Numri i shtuar i rasteve do të shoqërohet me shtimin e shtrimeve spitalore. Deri tani fluksi ka qenë krejtësisht i përballueshëm. COVID 3 dhe 4 janë gati, po vijon trajnimi i mjekëve. Në momentin që këto dy spitale 1 dhe 2 nuk do ta përballojnë fluksin, do të hapen këto spitale. Për të trajtuar pacientët me COVID, komiteti i ekspertëve ka parashikuar skenarë të ndryshëm. Është parashikuar që nëse do të përmbushen kapacitetet në Tiranë do të trajtohen pacientët në spitalet rajonale. Tani po maten mundësitë e këtyre spitaleve, po përgatiten linjat e oksigjenit dhe njëkohësisht të kenë dhe aparatura të posaçme e respiratorë. Më e rëndësishme nuk janë aparaturat por kapacitetet njerëzore”, deklaroi Rakacolli.

Ndërsa sa i përket uljes së moshës mesatare të personave të prekur, Rakacolli tha se është e lidhur me pakujdesinë.

“Mosha mesatare e pacientëve që janë të prekur, vazhdon të mbeten 30-40 dhe 40-50, kjo është fasha më e prekur. Më parë ka qenë në moshë të avancuar. Një nga shkaqet janë mosrespektimi i masave dhe është pikërisht mosha e re që tregohet më liberale ndaj këtyre kushteve. Të moshuarit vihet re që vazhdojnë ta mbrojnë veten. Ndaj ka rënë mosha e të prekurve”, deklaroi Rakacolli.

Ndërkohë ajo foli edhe për terapinë me plazmë. Rakacolli tha se nuk është shpëtimtare, por se nga ana e mjekëve do të shqyrtohet çdo mundësi dhe se janë përcaktuar kandidatët që mund të jenë dhurues.

“Terapia do të fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Nuk është një terapi shpëtimtare. Është provuar plazma si terapi që në gripin spanjoll. Është arsyetimi i thjeshtë logjik. Jo çdo person që ka kaluar sëmundjen ka antitrupa mjaftueshëm për tia kaluar pacientit që ka nevojë. Ne kemi përcaktuar dhe cilët do jenë kandidatët që mund të jenë dhurues”, deklaroi Rakacolli.

Paraardhëse

Brataj: Mund të rivihen disa masa kufizuese, por jo karantinë të detyruar

Pasardhëse

Ish-deputetja e PD nuk i ndahet Ramës, publikon videon dhe hedh akuzat e radhës

Pasardhëse

Ish-deputetja e PD nuk i ndahet Ramës, publikon videon dhe hedh akuzat e radhës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.