• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë veten më rëndë”, ish-deputeti i PS prej një muaji i shtruar në spital

12 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti Fatmir Toçi, i cili prej një muaji ndodhet i shtruar në spital pasi rezultoi i preku me Covid-19, ka një thirrje të fortë për të gjithë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Toçi rrëfen gjendjen e rëndë në spitalin Shefqet Ndroqi dhe thotë se kurrë më parë nuk e ka “ndjerë veten më rëndë dhe më të rrezikuar për jetën”.

Ai thotë se spitali është i mbingarkuar, ku reanimacioni i planifikuar për 8, aktualisht është përshtatur për të mbajtur 12 pacientë.

Shkrimi i plotë i Fatmir Toçit:

“NDALONI, O NJERËZ, SHIHNI SE ÇFARË PO BËHET!

Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.

Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.

Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. Masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).

Po e përsëris për së dyti thirrjen time “më besoni” nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.

Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.

Nuk do t’ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t’ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve!

Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar!”, ka shkruar Toçi.

Paraardhëse

Me djalin në krah, Erion Veliaj jep lajmin e mirë: U shërova nga COVID-19 dhe jam më i fortë se kurrë (FOTO)

Pasardhëse

Askush se kishte menduar, kjo është puna e parë që ka bërë Pipero, doktori rrëfim ndryshe për jetën personale dhe njohjen me bashkëshorten

Pasardhëse

Askush se kishte menduar, kjo është puna e parë që ka bërë Pipero, doktori rrëfim ndryshe për jetën personale dhe njohjen me bashkëshorten

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.