• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Marrëveshja e Detit me Greqinë, ish-ministri i PD shpreh hapur pakënaqësitë: Berisha dështoi për këtë arsye

12 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e djeshme Këshilli i Ambasadorëve i bëri thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet për rinisjen e negociatave për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Lidhur me këtë ngjarje kreu i këtij këshilli, Besnik Mustafaj thotë për Report Tv se shqetësimi kryesor është mos interesimi i Ministrisë së Jashtme për këtë çështje. Kritika shpreh edhe për Cakajn.

“Ajo që më shqetëson si ish diplomat dhe si President i Këshillit të Ambasadorëve është që nuk shoh asnjë preukopim nga qeveria aktuale. Ky është një proces që udhëhiqet nga ministria e Jashtme. Ne jemi një vend që jemi pa ministri të Jashtme de facto. Rama që është në letra ministër nuk kryen detyrat. Cakaj është i paaftë, pa përvojë dhe i papërgjegjshëm për kryerjen e këtyre detyrave”, – tha Mustafaj.

Për Kreun e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë vendi ynë i ka kapacitetet e duhura për një ekip dinjitoz në negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Detit.

“Duhet bërë me një ekip të ri. Ekipi i ngritur në 2018 nga qeveria dështoi. Ekipi i Partisë Demokratike që u ngrit në vitin 2008- 2009 që solli një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese do të thotë që ka dështuar. Shqipëria i ka kapacitet njerëzore për ta bërë por udhëheqja e sotme nuk ka vetëdijen politike”, – tha Mustafaj.

Dështimi i Qeverisë Berisha në arritjen e marrëveshjes, vinte së pari nga mungesa e transparencës sipas Besnik Mustafajt. Ndaj ai i kërkon qeverisë aktuale të jetë transparente për çdo negociatë dhe të bashkëpunojë me Presidentin.

“Transparenca e pamjaftueshme që bëri qeveria Berisha është një nga arsyet e dështimit dhe rrëzimit të marrëveshjes në 2008-2009. Tani duhet të bëhet plotësisht transparencë. Marrëdhënia me Presidentin që do i japë tagrin ekipit të negociatorëve, qeveria duhet të bashkëpunojë me presidentin që mos të gjendemi në situatën e viteve 2017-2018 ku njëri i binte thumbit tjetri patkoit”, – tha Mustafaj.

Paraardhëse

“Pa ju unë s’jam asgjë”, Ronela Hajati bëhet nostalgjike me këtë video pranë fansave të saj

Pasardhëse

Fluksi në dyert e ambasadës për pasaportë dhe kartë identiteti, Ministria e Jashtme ka një njoftim me rëndësi për shqiptarët në Greqi

Pasardhëse

Fluksi në dyert e ambasadës për pasaportë dhe kartë identiteti, Ministria e Jashtme ka një njoftim me rëndësi për shqiptarët në Greqi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.