• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erjon Braçe: Amnistia fiskale i drejtohet një fashe të gjerë njerëzish, ja sa pritet të shkojë borxhi publik

10 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Amnistia fiskale pas një sërë reagimesh dhe debatesh u shty për miratim në vjeshtë. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar ditën e djeshme për këtë çështje, duke u shprehur se amnistia fiskale u adresohet një fashe të gjerë qytetarësh.

Gjatë një interviste televizive, Braçe deklaroi se kjo shtyrje u jep mundësi faktorëve të ndryshëm që të shprehen. Ndërsa duke iu referuar sulmeve të ndryshme në drejtim të amnistisë, zv.kryeministri tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe një gjë e tillë pritej.

“Ka një draft që ka kaluar në qeveri dhe që ka shkuar në Parlament. Natyrisht është një nismë e rëndësishme, afërmendsh që do të sulmohet. Amnistia i adresohet një fashe shumë të gjerë njerëzish, por nuk ka asnjë cedim në këtë histori. Është shumë mirë që kjo periudhë i jep më shumë kohë faktorëve që të shprehen për të”, – tha Braçe.

Më tej zv.kryeministri iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për borxhin publik, i cili do shkojë deri në 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

“Pse unë e komandova pandeminë të vijë në fund të mandatit? Nuk e doja fare, se isha shumë mirë deri në fund të vitit që shkoi pavarësisht tërmetit. Me aktin e fundit normativ do të shkojë 80,04% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar”, – tha Braçe.

Një tjetër nismë e qeverisë që u lançua po në kulmin e pandemisë, nga vetë kreu i qeverisë, ishte dhe ajo për legalizimin e kanabisit mjekësor. Nga zhurma e madhe e reagimeve që pasoi deklarata publike e kryeministrit, kur tha se po punohej me ekspertë vendas e të huaj prej afro një viti, dritën e diellit nuk ka parë ende asnjë draft zyrtar.

“Ka një grup pune që po merret me këtë gjë, kur të vijë në tavolina, natyrisht që mund të them më tepër”, tha Braçe.

Pandemia nuk ka ndikuar vetëm te punët e qeverisë socialiste, por edhe të partisë. Të paktën ky është argumenti i forcës kryesore politike në vend, e cila nuk po arrin të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin nga asambleja e re, e cila u zgjodh 10 ditë para se pandemia e koronavirusit në Shqipëri të konfirmohej zyrtarisht.

Paraardhëse

Tritan Shehu vë përpara përgjegjësisë Ramën dhe Manastirliun për situatën e COVID-19 në vend dhe bën propozimin e fortë

Pasardhëse

Manjani shpërthen pas shkarkimit nga detyra të Komandantit të Forcave Bregdetare: Dëmi është edhe më i rëndë

Pasardhëse

Manjani shpërthen pas shkarkimit nga detyra të Komandantit të Forcave Bregdetare: Dëmi është edhe më i rëndë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.