• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputeti demokrat kërkesë Manastirliut: Ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë?

6 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia i kërkon ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të përgjigjet se ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë.

Në një postim në “Facebook”, Spahia shkruan se ISHP u detyrua me urdhër nga lart të pranonte sot rolin e zëdhënësit të qeverisë, për të mohuar një realitet që denoncohet si nga mjekë ashtu edhe nga pacientë.

Ai sjell si shembull rastin e një zonje, babai i së cilës ndërroi jetë nga COVID-19 por e bija dhe pse me simptoma të qarta të infektimit realizon dy tamponë (PCR), të cilat të dy herët dalin negative.

Spahia thotë se pas pak më shumë se 1 muaj kryen testin serologjik në një spital privat i cili sic shihet përdor testin ELISA një nga më të saktët, i cili dëshmon se e ka kaluar infeksionin Covid.

POSTIMI I PLOTË:

“OGERTA, MOS U FSHIH PAS ISHP-SE POR THUAJ: KU JANE MARRE TAMPONET QE DALIN FALS NEGATIVE !

Të investohesh publikisht, qoftë edhe me urdhër politik, për ta fshehur faktin se tamponët fals negativë po bëhen normë e jo përjashtim, kjo është provë, se përvecse profesionist, nuk je as NJERI!

ISHP u detyrua me urdhër nga lart të pranonte sot rolin e zëdhënësit të qeverisë, për të mohuar një realitet që denoncohet si nga mjekë ashtu edhe nga pacientë! Cuditërisht me të njëjtin stil si të ministres së shëndetësisë, të PPP-ve, të tenderave sekretë e të dokumentave të djegura e cila dështimin në menaxhimin e situatës së Covid përpiqet ta kalojë duke u fshehur pas personelit mjekësor, që po sprovohet cdo ditë e më shumë mes mungesës së kushteve dhe menaxhimit propagandistik!

Eshtë fatkeqësi që një institucion i specializuar si ISHP keqpërdoret nga ministrja e shëndetësisë në këtë farë feje! Ministrja po thotë përmes ISHP se laboratorët dhe specialistët janë të certifikuar!

Por këtë askush nuk e ka vënë në pikëpyetje!!! Pikëpyetjet që kemi ngritur, si shqetësim i personelit shëndetësor e pacientëve janë mbi cilësinë e tamponëve e kiteve që qeveria ka futur në Shqipëri! Përse zonja ministre e shëndetësisë nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve krejt të thjeshta?

Dhe kur tentoni të shpjegoni dallimin midis tamponit dhe testit serologjik, vetem per t’u hedhur hi syve shqiptareve dhe mashtruar me fjalë boshe ata, ky eshte kulmi pastaj!!!

Sa për ilustrim, po risjell edhe njëherë rastin e fundit të denoncuar. Babai i zonjës në fjalë shtrohet në infektiv për shkak Covid-19 dhe aty ndërron jetë. E bija me simptoma të qarta të infektimit me Covid realizon dy tamponë (PCR), të cilat të dy herët dalin negative.

Pas pak më shumë se 1 muaj kryen testin serologjik në një spital privat i cili sic shihet përdor testin ELISA një nga më të saktët, i cili dëshmon se e ka kaluar infeksionin Covid.

Kjo tregon se dy testet e para PCR kur zonja kishte simptoma, nuk kanë funksionuar. E kuptoni tani shoqja Lenka e ministrise dhe ju Nafijet, që i shërbeni? Kjo është padituria: kur betimi i Hipokratit ngatërrohet me betimin para partisë! Po c’rëndësi ka shëndeti i njerëzve për ju? E rëndësishme është t’ju rrojë partia!

Ndryshe nga militantet që shkelmojnë profesionin, unë nuk jam vetëm “një ish deputet i PD”. Unë jam Bardh Spahia, me profesion mjek dhe po, politikan, që i bëj denoncimet me emër e mbiemër dhe u qëndroj, pasi si profesionist e si politikan, bëj gjithnjë verifikime para publikimit!”, ka shkruar Spahia.

Paraardhëse

Çfarë i ka bërë bashkë Luana Vjollcën dhe Ermal Mamaqin?

Pasardhëse

Sfida me koronavirusin! Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë

Pasardhëse

Sfida me koronavirusin! Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.