• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta merakoset edhe për zjarret: Situata shqetësuese, autoritetet duhet të bashkëpunojnë, po rrezikohet jeta e qytetarëve

4 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta duket se po shfrytëzon gjithçka për të goditur qeverinë. Ndryshimet kushtetuese kanë sjellë një krisje të fortë mes tij dhe kryeministrit e për këtë arsye nga dita në ditë jepen sinjalet se kemi një luftë të fortë mes tyre.

Dje presidenti ka vendosur të kritikojë qeverinë për situatën e zjarreve. Ashtu si çdo vit, edhe kur Meta ishte në qeveri, për shkak të temperaturave të larta kanë shpërthyer zjarret në disa vende. Por përmes një njoftimi dje nga Presidenca, Meta ka kërkuar më shumë punë nga autoritetet.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit. Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private. Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, – shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Edhe pse presidenti deklaroi se do të sillet si “president danez”, duket se ka vendosur të zbresë sërish në fushën e betejës. Pasi shpërtheu pandemia u pa një farë qetësie mes palëve. Kjo solli shkarkimin e Dvoranit dhe amnistimin e Metës nga shkarkimi.

Mirëpo kryeministri duket se e ka kapur në befasi me ndryshimet kushtetuese, duke pranuar listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve. Nëse shihen reagimet, më i alarmuar është presidenti sesa lideri i PD. Basha dje e bëri të qartë se në gusht nis fushatën dhe do të punojë për të fituar zgjedhjet.

Ndërsa Meta sulmon e shan qeverinë. Edhe pse në këtë rast presidenti duhej të distancohej pasi ne jemi republikë parlamentare, megjithatë sinjalet janë se tashmë do të kemi një vit të ngjeshur derisa të mbahen zgjedhjet dhe një ndër protagonistët do jetë presidenti, i cili sipas sinjaleve do të ndërhyjë dhe te procesi zgjedhor.

Paraardhëse

Vajza detyrohet t’i shërbejë vet në spital nënës së infektuar me COVID-19, dalin pamjet nga Qendra Klinike Universitare (FOTO)

Pasardhëse

U shtrua në spital pasi u infektua me COVID-19, ish-deputeti i PS jep lajmin shpresëdhënës

Pasardhëse

U shtrua në spital pasi u infektua me COVID-19, ish-deputeti i PS jep lajmin shpresëdhënës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.