• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela i ‘çjerr maskën’ Presidentit dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’: Tani që nuk u shkarkua, pse është kaq i trembur?

3 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale ka analizuar gjendjen e shthurur mendërisht Ilir Meta, sipas tij. Ngjela ngre pyetjen se, tani që nuk u shkarkua përse Meta është kaq i trembur?

“Nga të dy këta ndryshime, Metën e tremb koalicioni me një listë, se kështu nuk manipulon dot. Me këtë sistem ai nuk blen dot vota, sepse blerja e votave bëhet masive kur votimi bëhet vetëm për partinë. E pra, ky na qënka mllefi i Metës.”, – shkruan Ngjela teksa e paralajmëron se kot shqetësohet Presidenti pasi do të likuidohet para procesit zgjedhor të 2020.

Postimi i plotë:

Pse ndihet i çthurur mendërisht Ilir Meta. Tani që nuk u shkarkua, pse është kaq i trembur?

I.

Shqiptarët po presin nga politika amerikane likuidimin e klasës politike të korruptuar në Shqipëri.

Kurse “heronjtë” e korrupsionit janë hedhur në “sulm” luftarak, por me armë të zbrazura.

Një nga këta është presidenti Ilir Meta.

Pse Ilir Meta është kthyer sot si një person i çthurur mendërisht dhe kundër amendamenteve të kushtetutës? Përse e ka këtë mllef pathologjik: për listat e hapura, apo për ristrukturimin e konceptit të koalicioneve parazgjedhore?

Shenjat janë të qarta, ai i trembet ndryshimit të konceptit për koalicionet parazgjedhorë, që tani duhet të dalin në garën zgjedhore me një listë dhe me një kryeministër. Atëherë?

Pikërisht për këtë, na duhet ta theksojmë me një gjykim të drejtpërdrejtë se Ilir Meta është kampion i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Banditizmi i tij spikati qartë në zgjedhjet e vitit 2001. Në fakt, në këto zgjedhje ai përsëriti në mënyrë identike aleatin e tij të tanishëm: Meta atëherë imitoi plotësisht Sali Berishën e vitit 1996. Edhe Meta, si Saliu i vitit1996, futi policinë e shtetit për të mbushur kutitë, dhe fitoi me Partinë Socialiste një pushtet kryeministror politik të grabitur me anë të policisë së shtetit.

Ilir Meta ishte kryeministri më banditesk që kishte parë Shqipëria, ai tregoi në vitin 2001 një pasion psiko-kriminal për pushtet. Me pushtetin si kryeministër, në dy vjet, ai vetëm grabiti shtetin dhe shoqërinë, derisa Fatos Nano e rrëzoi

në vitin 2002.

ll.

Këtu na duhet të rikujtojmë dhe

duhet të kuptohemi se as Saliu i vitit1966 , dhe as Meta i vitit 2001 nuk kishin para. Kjo ishte arsyeja që në ato vite të dy përdorën policinë e shtetit për të mbushur kutitë e votimit, pasi këtë lloj policie më parë, që të dy, e kishin strukturuar si një njësi ushtarake personale. Por, të dy këta sot mund të quhen kampionë të korrupsionit në Shqipëri, por edhe të shitjes së interesit kombëtar.

Gjjthsesi, ndërkohë të dy këta janë përballë hetimit që do t’iu bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe nën shqetësimin e ndyshimeve kushtetuese.

A ka ndonjë motiv të veçantë korrupsioni Meta në Shqipëri?

Metë ziu donte pushtet, por nuk ishte i pranueshëm, sepse nuk artikulohet dot intelektualisht. Prandaj pasioni i psikikës së sëmurë e hodhi në korrupsion banditesk për të fituar para.

Pikërisht për këtë, sepse do t’i duheshin para për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet, Meta së pari vodhi shtetin deri në vitin 2002; kurse Saliu e vodhi me vonë shtetin që drejtoi, që nga viti 2005 e deri në vitin 2013.

Na duhet të theksojmë këtu se, Saliu, për katër vjetët 2009-2013, e ndau me Metën vjedhjen e shtetit, derisa ky, si zv/kryeministër i qeverisë Berisha, u kap me bllok në dorë duke vjedhur, por nuk u dënua se e shfajësuan gjyqtarë të korruptuar të Gjykatës së Lartë që tani janë të përjashtuar nga sistemi si të pasuruar në mënyra të paligjshme.

E pra, pas gjithë këtyre, përse ndihet sot i trembur Ilir Meta me ndryshimet kushtetuese të javës së fundit?

Dy janë aspektet e amendimit të ri kushtetues: listat e hapura me anë të të cilave shqiptarët pas dymbëdhjetë vjetësh votojnë për një emër konkret; dhe koalicionet parazgjedhorë që duhet të janë tani të strukturuar me një listë të vetme për të gjitha partitë e koalicionit.

Nga të dy këta ndryshime, Metën e tremb koalicioni me një listë, se kështu nuk manipulon dot. Me këtë sistem ai nuk blen dot vota, sepse blerja e votave bëhet masive kur votimi bëhet vetëm për partinë. E pra, ky na qënka mllefi i Metës.

Por kot shqetësohet Meta për ndryshimet kushtetuese, se ai do të likuidohet për korrupsion përpara se të nisë procesi zgjedhor i vitit 2021.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

“Vijon puna me ritme të larta”, kryeministri Rama nuk ndalet: Po punohet për ta realizuar sa më parë këtë investim strategjik (VIDEO)

Pasardhëse

“Nuk jam në fazën time më të mirë”, Renato Mekolli paralajmëron fillimin e projektit të tij të rëndësishëm në ‘Top Channel’ (VIDEO)

Pasardhëse

“Nuk jam në fazën time më të mirë”, Renato Mekolli paralajmëron fillimin e projektit të tij të rëndësishëm në 'Top Channel' (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.