• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Shqipëria nuk ka shpresë për ndryshimin e rotacionit, ja pse PD-LSI janë të pabesueshme për qytetarët

3 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë shpresë për të ndryshuar rotacionin e pushtetit që ka 30 vjet. Sipas tij, mungesa e kësaj shprese për ndryshim ka bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi.

Spahiu theksoi në postimin e tij se opozita jashtëparlamentare, duke iu referuar kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, nuk do të sjellin një frymë të re për të rinjtë e vendit dhe kjo sipas tij sepse ata janë partner në establishmentin e vjetër në politikë.

“Rotacion apo revolucion? Kjo është pyetja që vlen 1 milion euro sot në Shqipëri. Dikush do të thotë që revolucionin e provoi Luli dhe Mona. Po….. Po e provuan dhe madje e dogjën si kauzë. Nuk mund ketë revolucion që të udhëhiqet nga ish-pushtetarë që kanë 30 vjet në politikë. Po rotacioni a do e ndryshonte Shqipërinë? Sigurisht që jo. Shqipëria s’ka asnjë shpresë për ndryshim nga rotacioni dhe kjo është arsyeja që 63% e shqiptarëve duan të largohen.

Monika dhe Luli nuk ngjallin shpresë për një Shqipëri ndryshe. Ata janë partnerë në establishmentin e vjetër politik. PD-PS janë dy nofulla të së njëjtës gojë. Në këto kushte Partia Demokratike e ka të mbyllur misionin e saj dhe nuk mund ta përmbysë këtë regjim politik pasi është pjesë e oligarkisë politike”, – tha Spahiu.

Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi shtoi se themelimi i Polit të Tretë në vendin tonë do të jetë një nga momentet historike, duke dhënë edhe arsyet.

“Themelimi i Polit të Tretë në Shqipëri është mision historik për këto arsye: Sepse pluralizmi politik nuk po funksionon për shkak të pazareve dhe marrëveshjeve të fshehta dhe publike PD-PS; Sepse PD-PS-LSI janë kthyer në tre biznese familjare të kryetarëve dhe kanë humbur misionin elitar që nga krijimi tyre; Sepse 3 liderët kryesorë janë sot politikanët më të korruptuar në Ballkan dhe duhet të përballen me drejtësinë; Sepse Partia Demokratike është shkatërruar nga strukturat dhe nuk e rrëzon dot regjimin politik pasi është pjesë e saj; Sepse opozita shqiptare ka 1 vit e 2 muaj që nuk organizon dot asnjë protestë; Sepse 30 vite janë shumë dhe këto grupime e kanë mbyllur ciklin e konsumit politik; Sepse zgjedhjet e ardhshme me këtë konfigurim rrezikon t’i fitojë sërish Rama dhe mos të ndodh ndryshimi; Sepse komuniteti ndërkombëtar nuk po gjen dot partner dhe po detyrohet të ulet sërish me 3 banda hajdutësh në negociata”, – tha Spahiu.

Paraardhëse

Këto janë tre vatrat e “nxehta” në Tiranë për përhapjen e koronavirusit

Pasardhëse

“Edhe sa do të zgjasë pandemia?”, eksperti Erion Dasho analizon situatën e koronavirusit në vend dhe bën publike faktet e rëndësishme

Pasardhëse

“Edhe sa do të zgjasë pandemia?”, eksperti Erion Dasho analizon situatën e koronavirusit në vend dhe bën publike faktet e rëndësishme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.