• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Korriku ishte i dhimbshëm”, Erion Dasho ‘i përvishet’ keq Komitetit të Ekspertëve për situatën dhe ka një paralajmërim edhe për dimrin

1 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka bërë një analizë për situatën e koronavirusit në Shqipëri, ku muajin korrik e cilëson si të dhimbshëm.

Sipas Dashos, janë një sërë gjërash që nuk kanë funksionuar, që ai i analizon më poshtë, por bën edhe një paralajmërim për stinën e virozave që na pret pas gushtit.

“Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë”, shkruan Dasho.

Postimi i plotë:

“STATUSI I FUNDJAVËS, 8.01.2020

COVID-19: MËSIMET E KORRIKUT

Korriku ishte një muaj i dhimbshëm. 93 jetë të humbura nga COVID-19 përkthehen në mbi 33 vdekje për 1 milion banorë. Për të njëjtën periudhë, Spanja aq e goditur gjatë muajve të parë të epidemisë dhe me një popullsi 17 herë më të lartë se Shqipëria pati vetëm 90 vdekje!

Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë.

ÇFARË NDODHI NË SHQIPËRI DHE SI ARRITI SITUATA DERI NË KËTË PIKË?

Së pari, dështoi drejtimi dhe organizimi i përgjigjes ndaj epidemisë. Politikanët dhe drejtuesit shqiptarë vazhdojnë t’a lidhin punën me dukjen. Për ta dalja në kamera duke dhënë këshilla, duke inspektuar apo edhe duke kërkuar llogari, është bërë sinonim i punës. Me sa duket, virusi nuk u impresionua aspak nga kjo dhe vazhdoi “punën” e vet i papenguar.

Së dyti, komiteti i ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Nuk u kuptua tendenca e qartë e muajit qershor ku u konstatuan më tepër raste COVID se gjatë tre muajve të parë të epidemisë (1,398 përkundrejt 1,137) dhe një numër pothuajse i njëjtë vdekjesh (30 jetë të humbura në qershor përkundrejt 33 jetëve të humbura gjatë mars-maj). Komiteti jo vetëm që nuk e kuptoi këtë tendencë, por qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit.

Së treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. Për nga numri i testeve Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e fundit në Europë. Megjthëse mesatarja e rasteve gjatë muajit korrik ishte 7 herë më e lartë në krahasim me periudhën mars-maj, numri i testeve u rrit më pak se 2 herë duke arritur një shkallë pozitiviteti mbi 20%. Gjurmimi korrekt me këtë numër rastesh është i pamundur sepse personeli i angazhuar është i njëjti me periudhën e parë të epidemisë. Trajtimi vazhdon të jetë i përqendruar në QSUT dhe Shefqet Ndroqi, duke bërë që pacientët të paraqiten me vonesë për të kërkuar kujdes të specializuar, çka mund të jetë ndër arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë.

Së fundi, parandalimi primar vazhdon të jetë i goditur rëndë me një publik thellësisht mosbesues ndaj masave që i komunikohen. Nuk zbatohet distancimi social, mbajtja e maskave në mjedise publike, madje as edhe izolimi i personave të diagnostikuar apo të dyshuar. Kjo sepse qeveritarët vazhdojnë të japin shembuj papërgjegjshmërie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk përdorte maskë në takime me njerëzit deri dy ditë para se të diagnostikohej me COVID, Kryeministri bën gallatë në publik duke e quajtur COVID-in “stafetë”, kurse Parlamenti mblidhet në sesion të rregullt (jo online) në kohën kur një koleg i tyre nisej për trajtim të specializuar për COVID jashtë vendit. Në këto kushte, a duhet publiku të besojë refrenin e përditshëm që bën thirrje për mbajtjen e maskës në publik?!

KORRIKU VËRTETOI SE PËRGJIGJA SHQIPTARE NDAJ COVID-19 ËSHTË NJË PËRGJIGJE E DËSHTUAR!

VATRAT E TRANSMETIMIT TË COVID SOT NUK JANË VETËM SPITALET, ADMINISTRATA DHE BIZNESET, POR EDHE PARLAMENTI, BASHKITË DHE GJYKATAT! SIPAS DISA EKSPERTËVE TASHMË KEMI ARRITUR NË PIKËN E TRANSMETIMIT KOMUNITAR!

DERI TANI MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE KANË TREGUAR PAAFTËSI JO VETËM PËR TË ORGANIZUAR NJË PËRGJIGJE VIZIONARE DHE TË INTEGRUAR, POR EDHE PËR TË MËSUAR NGA GABIMET E TYRE.

ME GUSHTIN IKËN VAPA DHE VJEN STINA E RE E VIROZAVE. A DO TË SHËRBEJË NDONJË PREJ SHUMË PËSIMEVE TË MËSIPËRME SI MËSIM??!!”, ka shkruar Dasho.

Paraardhëse

E fundit! Ndërron jetë nëna e Edi Ramës

Pasardhëse

Flasin Epidemiologët: Ja zonat më të nxehta, ku po infektohen njerëzit dhe kryevatra e koronavirusit në vendin tonë

Pasardhëse

Flasin Epidemiologët: Ja zonat më të nxehta, ku po infektohen njerëzit dhe kryevatra e koronavirusit në vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.