• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Myslim Murrizi përplaset me Sandër Lleshajn, thirrje SPAK-ut të hetojë tenderin 23 milionë euro

30 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi është përplasur ditën e djeshme në Kuvend më ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Murrizi ka denoncuar një tender, që sipas tij kap shifrën e 23 milionë eurove dhe u shpreh se tenderi ka qenë për uniformat blu dhe Ministria e Brendshme ia ka dhënë një firme të regjistruar si objekt në QKR.

“Kam këtu përpara dokumentet e një tenderi të shpallur fitues në 14 korrik 2020 të ministrisë së Brendshme, 23 mln euro për uniformat, tender i nisur para një viti, i ngecur në ingranazhet e korrupsionit brenda ministrisë së Brendshme dhe shpallet fitues në datë 14, ju apo Mond Kokoneshët që keni në ministrinë tuaj si shoqëri e zhvillimit të tenderave, kompaninë “DE” që ka në objektin e saj në QKR gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, ndaj ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Është turp, u çon fletë arresti të vdekurve, të shkojë te të gjallët, te 3-4 ministrat, të mbrojtjes apo brendshme, që i kanë dhënë një firme me objekt gërmime dheu rreth 70 milionë euro për 5 vite dhe kjo del në treg dhe merr uniformat te gabi”, – u shpreh Murrizi.

Sakaq Murrizi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë në lidhje me këtë tender. Ai kërkoi që SPAK-u të mos flejë gjumë por të hetojë.

“Po kjo firmë, kur në 2013 ju u thatë shqiptarëve se do e denoncojmë, por po kjo firmë me ministrat tuaj të mbrojtjes mori 45 mln euro. Para 15 ditësh i dhatë 23 mln euro për uniformat e ministrisë së brendshme me 30% artikuj më pak. Ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Buxheti të mos përfundonte në xhepat atyre që iu njohin xhepat. Jo vetëm kjo ministri, por edhe objektet e tenderimeve të shëndetësisë, apo e Mbrojtjes, apo agjenci të tjera duhet të jenë objekt hetimi i SPAK-ut”, – tha Murrizi.

Ndërkohë pas kërkesës për replikë, Lleshaj në fjalën e tij i tha Murrizit se nëse ka prova për abuzime t’i dërgojë në SPAK. Lleshaj tha se nëse ka të dhëna dhe dokumente për ato që thotë, le t’ia dërgojë SPAK-ut dhe ta bëjnë ata prokurorin dhe jo Murrizi.

“Unë po ju them diçka, fare të thjeshtë, të gjitha ato gjëra që ju cituat këtu, nuk i komentoj për arsye se nuk i di, sepse unë nuk merrem me asnjë shifër, me asnjë tender, me asnjë firmë, me asnjë sozi, me asnjë gjë me të cilat ju merreni dhe është zgjedhja juaj që të merreni me këto gjëra. Por do t’ju ftoja fare thjesht, mos i bëni ftesë Prokurorisë, ftesë publike, retorike, politike, por në qoftë se nuk e dini, jua tregoj unë adresën e Prokurorisë! Shkoni trokisni atje, çojini ato gjëra që keni, sepse i bëni shërbim publikut nëse besoni që janë të vërteta, dhe kështu zgjidhet puna”, – tha Lleshaj.

Paraardhëse

Drejtoresha e ISHP zbulon një tjetër vendim të Ministrisë: Do ndodhë shumë shpejt në realitet

Pasardhëse

Merrni masa! I nxehti përvëlues pushton Shqipërinë, ja sa gradë pritet të shkojnë sot temperaturat

Pasardhëse

Merrni masa! I nxehti përvëlues pushton Shqipërinë, ja sa gradë pritet të shkojnë sot temperaturat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.