• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyrë”, Pipero flet troç: Situata është shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin

29 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka komentuar mëngjesin e sotëm situatën e koronavirusit në vend dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave.

Pipero tha se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar. Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.

Pipero sqaroi se duhet treguar kujdes edhe ndaj përdorimit të maskave, ndërsa sqaroi se përveçse duhet të ruhemi dhe të ruajmë të tjerët për shkak të COVID-19, po ashtu duhet edhe të oksigjenohemi.

“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.

Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të tregohen të ndërgjegjshëm.Institucionet duke filluar nga spitale duhet të tregojnë përgjegjësitë e tyre. Po ashtu të merren masa në raport me maskën.

Ka ardhur koha që të kontrollojmë tregun e maskave apo edhe çmimin e tyre. Dhe jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyre sepse ka një rol të rëndësishëm edhe për thithjen e oksigjenit. Duhet t’i dëgjojnë këshillat për të vendosur maskën dhe jo për ta mbajtur si stoli. Rruga kryesore e transmetimit është respiratore pra hunda, dhe në shumicën e rasteve e mbajmë zbuluar. Maska e thjeshtë kirurgjikale mund të përdoret deri në katër orë dhe më pas duhet ta ndërrosh.

Maska ka një protokoll si vendoset dhe se si hiqet, duhet të kemi kujdes sepse pjesën e jashtme nuk duhet ta prekim ose nëse e prekim duhet ta heqim dhe duart të lahen. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona pa përjashtim. Ky virus vijon të ketë shumë të panjohura, merret me rrugë respiratore, por nuk po sillet si i tillë. Ende mund të kemi shumë të papritura, ka një problem tjetër po kaq madhor. Në fund të vjeshtës dhe dimrit fillojnë viruset stinore që janë po kaq të rrezikshme.

Duhet të mundësojmë së paku parandalimin e dëmeve, për fat të mirë për to kemi vaksinë, por në këtë situatë secili nga ne ka detyrë të mundësojë kufizimin për përhapjen e pandemisë. Maskat duhet të plotësojnë disa standarde të cilat i kontrollojnë institucionet. Së pari duhet të parandalojë thithjen dhe përhapjen e spërklave, por duhet të mundësojë thithjen oksigjenit. Ne duhet të oksigjenohemi”, – tha Pipero.

Më tej ai shtoi e COVID-19 ka shumë të panjohura, bazuar në të dhënat që kemi për viruset respiratore, koronavirusi nuk po sillet si i tillë.

“Të gjithë ne specialistët kemi thënë ato që ishin evidentuar për momentin dhe kemi hedhur hipoteza se si mund të jetë më tej. Pothuajse në të gjitha vendet e botës ka luhatje. Përgjithësisht mbyllja ishte zgjedhje, por jo zgjidhje.

Edhe pse në deklarimet tona sot mund të jemi shumë larg atyre që kemi thënë dinamika e kësaj pandemie është e ndryshueshme. Ende ne vazhdojmë të jemi përpara të panjohurave në raport me virusin. Studimet më shumë kanë qenë evidenca, se studime. Për viruset bota deri më sot ka shumë pak zgjidhje. Por kjo nuk do të thotë se meqë dje e thamë ndryshe të mos reflektojmë. Duhet të ushtrojmë të njëjtën përgjegjësi që së bashku të zvogëlojmë dëmin”, – tha Pipero.

Paraardhëse

Nano del me deklaratën e fortë: Ilir Meta, presidenti më i keq që kemi patur

Pasardhëse

Mjeku Erion Dasho i bën apelin e fortë ministrisë dhe Komitetit të Ekspertëve: Analizoni gabimet që keni bërë

Pasardhëse

Mjeku Erion Dasho i bën apelin e fortë ministrisë dhe Komitetit të Ekspertëve: Analizoni gabimet që keni bërë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.