Gazetari Mentor Kikia pak ditë më parë me një shënim në faqen e tij zyrtar në “Facebook”, u shpreh se është gati të kandidojë në zgjedhje si i pavaruar për të qenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.
Ai u shpreh se dëshiron të japë një kontribut në jetën politike, por shtoi se vendimi për të kandiduar si deputet i pavarur ende nuk është zyrtarizuar.
“Kam qenë aktiv normalisht në të gjitha debatet dhe polemikat, qoftë pjesëmarrjes në studio dhe qëndrimeve në rrjetet sociale. Në një njëfarë mënyrë jam marrë me politikë. E kam menduar se kundër një çështje të një te keqe që ta kritikosh, por kam shkuar përtej: tek propozimi i një zgjidhjeje.
Për hir të së vërtetës, oferta nuk kanë munguar, por nuk e kam parë asnjëherë. Për mua është profesioni i gazetarit i pari dhe i fundit që do të ushtroj në jetën time, edhe pse kam 27 vjet në profesionin e gazetarit dhe vazhdoj ta dua dhe më emocionin si në ditë e para.
Nuk kam pikën e dyshimet për këtë gjë. Dëshira apo shprehja e një dëshire paraprake po e quaj, pasi ende nuk është marrë një vendim, pasi çdo gjë do të merret nga forma përfundimtare që do të marrë ligji zgjedhor. Nëse hapësirat dhe mundësitë për të depërtuar si kandidat i pavarur, pasi kam refuzuar të jem pjesë e partive politike, vazhdoj jo sepse refuzoj partinë si strukturë dhe si organizim politik shoqëror, por refuzoj dhe jam kritik i mënyrës së si funksionojnë partitë politike, të cilat më shumë se parti janë ndërmarrje në dorë të liderit të tyre”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post