• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lëvizja e bujshme nga SPAK mbrëmjen e djeshme, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike

28 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të SPAK për të lëshuar disa urdhër-arreste për dosjen “339”. Salianji shkruan në ‘Facebook’ se është pozitiv fakti që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh.

Sipas ish-deputetit, arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.

Mesazhi i Salianjit:

“Kronikë e një ngjarje të ditur botërisht por të pandëshkuar….

Hetimi pas sinjalizimit nga partnerët ndërkombëtarë për një laborator heroine në Has vendosi në përgjim persona të krimit të organizuar.

Rastësisht në përgjime rezultoi që në disa qarqe Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Kavajë… llumi i krimit ishin shtabi elektoral i Partisë së Ramës.

Gjithçka ne si opozitë denonconim për vjedhje votash, kërcënim, intimidim të votuesit, përfshirje të kriminelëve në zgjedhje u faktua plotësisht në dosjen hetimore, njësoj dhe në rastin e “Dosjes së Dibrës” .

Lajm pozitiv që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh. Arrestimet e sotme janē minimaliste por të shpresojmë që janë fillimi për të arritur më pas tek drejtuesit kryesore të Rilindjes që sot drejtojnë shtetin.

Së paku arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, nëse do kishte reagim pas denoncimeve të shumta të opozitës pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete, nuk do falimentonin mijëra biznese, nuk do largoheshin qindramijëra qytetarë në emigracion, nuk do kthehej Shqipëria në qëndër operacionale e trafiqeve dhe krimit të organizuar…

Dita po vjen, pushtetit që vjen era fëlliqësi po i vjen fundi.” – shkruan Salianji.

Paraardhëse

“Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë”, deputeti Lefter Maliqi shpërthen keq ndaj kryeministrit Rama

Pasardhëse

Deputeti shqiptar infektohet me COVID-19

Pasardhëse

Deputeti shqiptar infektohet me COVID-19

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.