• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Moderatorja Eva Murati flet për rikthimin në televizion dhe mundësinë e largimit nga ekrani

27 July, 2020
në Rozë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Moderatorja Eva Murati mezi po pret që të rikthehet në ekran. Pas izolimit nga koronavirusi, ajo do rikthehet në televizion për të prezantuar emisionin për Champions League.

“Me zor po e pres këtë momentin e kthimit në ekran. Më ka marrë malli, tani që po vijë këtu e ndjeva adrenalinën të live-it. Po ndihesha mirë me këtë adrenalinë. Më ka marrë malli. Me 7 gusht rikthehem, fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions League, më të lumtur se kurrë. Prapë do rikthehem me sport,” – tha ajo e ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit”.

“Të pëlqen sporti?” – u pyet ajo nga moderator i emisionit.

“Më pëlqen jo ndoshta sporti dhe futbolli në përgjithësi por programi që prezantoj. Sepse Champions nuk është një program i zakonshëm futbolli, është elita e futbollit. Ndihem mirë aty,” – u përgjigj Eva Murati.

Moderatorja rrëfeu se është paragjykuar për profesionin e saj si moderator sportive.

Ajo u shpreh se në Shqipëri njerëzit janë mësuar t’i shohin vajzat në emisionit sportive krah të një moderatori dhe duke prezantuar vetëm.

“Paragjykimet janë, në këtë fushë jemi mësuar me një vajzë që është në krah të një partneri mashkull, që është më tepër në rolin e suportit vajza megjithatë mua mu bë kaq kohë që e drejtoj e vetme programin dhe jam ok,” – u shpreh Eva Murati.

Moderatorja tregoi se gjatë karrierës së saj është përballur me “bërryla”, ndërsa foli edhe për mundësinë e largimit nga ekrani.

“Kam parë bërryla gjatë karrierës sime, i shoh sot e kësaj dite kur nuk e pres. Kur je e vogël i sheh më shumë, varet shumë edhe nga mjedisi familjar ku rritesh. Mendoj se ku rritesh në një ambient familjar me dashuri, mbështetje nuk të shkosh as ndër mend që ti bësh keq tjetrit, ta ulësh apo ti bësh diçka. Por nëse rritesh me inat, sforco dhe xhelozi duke e parë tjetrit, vetvetiu të vjen të bësh keq. Ashtu je mësuar, nuk e koncepton si gjë të gabuar. Unë vij nga një familja shumë ndryshe që nuk ma kanë përkrahur këtë rrugën e televizionit pavarësisht se ishte qejfi dhe dëshira ime më e madhe që e nisa në një moshë të re. Kështu që e kam hasur.

Jo se jam e lodhur nga jeta e televizionit, më jep adrenalinën në momentet që e dua. Megjithatë ka momente që e mendoj a ia vlen kjo lodhje mendore sepse fatmirësisht fizike nuk kemi. Risku që marrim për të dalë para kamerave, është presion i madh. Riskun e ke me veten tënde,” – u shpreh ajo.

Eva Murati shtoi se në vendin tonë nuk ka VIP-a por vetëm njerëz që sillen si të tillë, duke theksuar se vetë është munduar të jetë sa më e qetë.

“Ka lloje të ndryshe të figurave publike. Nuk mund të them që e ka VIP-a, ka njerëz që sillen si VIP-a, pa arsye. E kanë qejf jetën e të veshurit shtrenjtë, të bërit jetë luksoze. Nuk e llogaris veten tek persona të tillë. Mundohem të jem e thjeshtë. Nuk duroj kur më shohin publik dhe bëjnë sikur më shohin pa mendje, më mirë më përshëndesin,” – përfundoi moderatorja.

Paraardhëse

U thanë se janë ndarë, zbulohet shkaku që ka tensionuar marrëdhënien mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës

Pasardhëse

‘Duhet të bllokohet menjëherë ky grusht shteti’, ish-deputeti del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

‘Duhet të bllokohet menjëherë ky grusht shteti’, ish-deputeti del me deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.