• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

OKB publikon raportin shqetësues: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, ja sa pritet të largohen në dekadat e ardhshme

22 July, 2020
në Shqip+
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen.

Vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut dhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.

Tendenca vijoi dhe në 1995-2000, e nxitur nga trazirat e ’97-s. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e ardhshëm.

Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.

NË 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona.

Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit.

Divizioni i popullsisë së OKB-së ka bërë dhe parashikimet për migracionin e pritshëm në dekadat e ardhshme. Sipas statistikave të publikuara, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto.

Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, për të vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht.

Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.

Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet për ecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë.

Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë./ Monitor

Paraardhëse

Armina Mevlani zbulon hapur sekretin, tregon ndryshimin më të fundit në trupin e saj

Pasardhëse

Mes njerëzve më të dashur, Sidrit Bejleri tregon dhuatën më të veçantë në ditën e tij të lindjes

Pasardhëse

Mes njerëzve më të dashur, Sidrit Bejleri tregon dhuatën më të veçantë në ditën e tij të lindjes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.