• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela: Tërheqja e PS nga shkarkimi i presidentit akt i çuditshëm, politika po bëhet bashkë kundër SPAK e BKH, të gjithë janë trembur

21 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Për avokatin, qëndrimet e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është rreshtuar krah Partisë Demokratike dhe takimet me Lulzim Bashën vijnë pasi të dy kanë të njëjtin hall, që sipas tij është fshehja e pasurive që kanë vënë gjatë këtyre viteve.

Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se politika shqiptare po bëhet bashkë kundër Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke shtuar se e kanë shumë të vështirë që t’ia hedhin paq. Avokati deklaroi se të gjithë politikanët në vendin tonë janë të trembur nga reforma në drejtësi.

“Do vijë momenti që ata do të tregojnë se ku i kanë fshehur pasuritë e tyre. Të gjithë do japin llogari. Ne po presim personelin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili po përgatitet nga SHBA. Këta hetues janë trajnuar nga Uashingtoni dhe presim të japin rezultat. Të gjithë këta i bashkon halli i përbashkët. Të shikojmë do t’ia hedhin dot apo jo”, u shpreh Ngjela. Por duke iu referuar tërheqjes së Partisë Socialiste nga shkarkimi i Ilir Metës, Ngjela deklaroi se ky është një akt shumë i çuditshëm dhe i pakuptimtë, që sipas tij nuk i dihet se çfarë do të sjellë më pas. “Tërheqja e PS për shkarkimin e Metës është një akt i çuditshëm dhe do të shikojmë se përse ka ndodhur. Një akt i pakuptueshëm dhe nuk dihet se çfarë ndodh”, – u shpreh Ngjela.

Ndërsa duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese dhe kërkesës për hapjen e listave, Ngjela u shpreh se marrëveshja e dalë në 5 qershor nga ndërmjetësimi i ambasadores Yuri Kim nuk preket dhe do të kalojë për miratim ashtu siç është. Sipas tij, kërkesa për lista të hapura është propozuar nga opozita parlamentare dhe nëse pranohet do të kalojë për votim më vete.

“Marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet ashtu siç është. Kërkesa për lista të hapura është një kërkesë ekstra nga opozita parlamentare. Ajo ka numrin e duhur dhe ka të drejtë të shtrojë kërkesat e saj dhe pakti i 5 qershorit do miratohet më vete, listat e hapura do votohen më vete”, – u shpreh në reagimin e tij për gazetën “SOT”, avokati Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Epidemiologu jep mesazhin që duhet ta lexojnë të gjithë: Doli ndryshe nga çfarë tha OBSH! Pse këto shifra janë një lajm i mirë për Shqipërinë

Pasardhëse

Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri! Ervin Salianji nxjerr prapaskenat: Rama nuk propozon hapje listash, halli i tij është ky

Pasardhëse

Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri! Ervin Salianji nxjerr prapaskenat: Rama nuk propozon hapje listash, halli i tij është ky

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.