• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Eksperti Erion Dasho tregon 3 arsyet pse duhet përfshirë privati në testet për Covid-19

20 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka mirëpritur vendimin për të përfshirë sektorin privat në testimin për koronavirusin. Dasho thekson mes të tjerash se është një hap në drejtimin e duhur por jo përfundimtar. Eksperti rekomandon se vendimi duhet të përfshijë edhe testin PCR (testin e tamponit).

Lidhur me testin e antitrupave, Dasho thotë se duhet t’i sqarohen publikut shumë mirë arsyet për të cilat ai kryhet dhe mënyra e interpretimit të rezultatit.

“Personalisht më kanë ardhur shumë mesazhe në inbox që tregojnë se qytetarët kanë nga testi i antitrupave të njëjtën pritshmëri që kanë edhe nga testi i tamponit! Kjo nuk është e vërtetë dhe domëthënia klinike e testit të antitrupave duhet sqaruar sa më parë nëpërmjet një fushate informimi dhe edukimi. Mund të mendohet përfshirja e mjekut të familjes, duke e kushtëzuar testimin me kryerjen e një seancë këshillimi me mjekun e familjes”, – shprehet Dasho mes të tjerash.

E plotë nga Erion Dasho:

“PRIVATI DHE COVID-I

Vendimi për të përfshirë sektorin privat në testimin për COVID është një hap në drejtimin e duhur por jo përfundimtar. Do të rekomandoja që ky vendim të shoqërohej me veprimet e mëposhtme:

Së pari, vendimi duhet të përfshijë edhe testin PCR (testin e tamponit), pasi nevoja dhe kërkesa për testin e tamponit është shumë më e lartë se sa për testin e antitrupave.

TESTI I TAMPONIT ËSHTË TEST DIAGNOSTIK DHE KA VLERË PËR DIAGNOZËN E HERSHME, MJEKIMIN E HERSHËM DHE GJURMIMIN E RASTEVE.

Për shkak të veçorive që ka Testi PCR (sidomos lidhur me profesionalizmit që kërkon marrja e tamponit), mund të konsiderohet një partneritet midis sektorit publik dhe atij privat. P.sh. mjekët e familjes të marrin tamponin, kurse partnerti privat të sigurojë logjistikën e transportit, testimin dhe dhënien e përgjigjes.

Lidhur me testin e antitrupave, duhet t’i sqarohen publikut shumë mirë arsyet për të cilat ai kryhet dhe mënyra e interpretimit të rezultatit.

PERSONALISHT MË KANË ARDHUR SHUMË MESAZHE NË INBOX QË TREGOJNË SE QYTETARËT KANË NGA TESTI I ANTITRUPAVE TË NJËJTËN PRITSHMËRI QË KANË EDHE NGA TESTI I TAMPONIT!

KJO NUK ËSHTË E VËRTETË DHE DOMËTHËNIA KLINIKE E TESTIT TË ANTITRUPAVE DUHET SQARUAR SA MË PARË NËPËRMJET NJË FUSHATE INFORMIMI DHE EDUKIMI.

MUND TË MENDOHET PËRFSHIRJA E MJEKUT TË FAMILJES, DUKE E KUSHTËZUAR TESTIMIN ME KRYERJEN E NJË SEANCË KËSHILLIMI ME MJEKUN E FAMILJES.

Për të shmagur abuzimet me cilësinë e testeve, duhen përcaktuar me rregullore parametrat e besueshmërisë (sensitiviteti dhe specificiteti), origjina e prodhuesve dhe domosdoshmëria që testet që do të përdoren në Shqipëri të jenë në përdorim edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore.

Së fundit, për të shmangur abuzimet me çmimin, duhen vendosur limite dhe rregulla për marzhet e fitimit që mund të aplikojë sektori privat mbi këtë shërbim, i cili ofrohet në kushte pandemie. Madje, duhet parë mundësia që çmimi i testit të rimbursohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

SIDOQOFTË, PËRFSHIRJA E SEKTORIT PRIVAT ËSHTË SHPRESËDHËNËSE PËR TË PËRMIRËSUAR CILËSINË E PËRGJIGJES SONË NDAJ COVID-19!

UROJ QË TË PASOHET NGA HAPA TË TJERË TË NGJASHËM!” – ka shkruar Dasho.

Paraardhëse

“Ky është një mashtrim i rëndë”, Nishani e nxjerr blof, i publikon videon Ramës

Pasardhëse

Presidenti i Microsoftit: Pandemia COVID-19 pritet t’i humb një çerek miliard vende të punës

Pasardhëse

Presidenti i Microsoftit: Pandemia COVID-19 pritet t’i humb një çerek miliard vende të punës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.