• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Të infektuarit nga virusi, Brataj me deklarata paniku si kreu i OBSH, paralajmëron situatë më të rrezikshme në gusht

17 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Numri i të infektuarve me koronavirus në vend është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Në këto kushte është e nevojshme ndërgjegjësimi, por edhe qetësimi i situatës alarmante të krijuar mes qytetarëve, si pasojë e hipotezave të shumta për një shpërthim të dytë të pandemisë.

Çdo ditë ministria bën thirrje për kujdes dhe sqaron se bluzat e bardha e kanë situatën nënkontroll dhe kapacitet e duhura për të shuar virusin. Por ditën e djeshme ka ndodhur e kundërta, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dalë me deklarata të forta sa i përket ecurisë së pandemisë.

Gjatë një interviste televizive ndërsa fajësoi qytetarët për neglizhencë ai foli për një shpërthim të dytë të virusit, deklaratë kjo po aq shokuese sa e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që shkaktoi panik tek qytetarët. Brataj në direktiva pesimiste si ato të OBSH, tha se në gusht do të përballemi me pikun e virusit.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri, të infektuarit do të jenë më të shtuar së aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, – tha Brataj.

Më tej edhe pse hodhi poshtë mundësinë e një mbyllje të dytë, Brataj tha se situata është rënduar pasi vetëm në një muaj janë rritur ndjeshëm rastet dhe thirrjet telefonike. Sipas tij e gjithë kjo për shkak se qytetarët nuk kanë mbajtur maska dhe nuk kanë respektuar rregullat, prandaj do vazhdojmë të kemi prani të virusi në muajt e ardhshëm.

“Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy vaksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët. Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, koronavirusi do të zhdukej. Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e infeksionit në masën 70%. Në dy javët e para të korrikut janë rritur thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare. Vetëm në 24 orë, në sallën operative mbërrijnë 2500 telefonata”, – tha ai.

Raportimi i MSH

“Ndërkohë ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 425 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 99 pacientë. Ministria tregoi se një pjesë e të shtruarve janë transportuar në spitalin Covid-19, ku 11 prej tyre po mbahen në terapi intensive dhe 3 pacientë janë në gjendje të rëndë. “Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid 2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive”, raportoi MSH. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 pacientë në 24 orë, të cilët kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa në këto 24 orë janë shëruar 46 pacientë, duke e cuar në mbi 2 mijë numrin e pacientëve të cilët kanë fituar luftën me virusin. “Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, – informoi ministria.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu thyen parashikimet me deklaratën: Ja kush i fiton zgjedhjet me ndryshimet kushtetuese

Pasardhëse

Ilir Meta kërcënon me një tjetër 2 mars dhe shpërndarje Parlamenti: Po më provokojnë të lë Presidencën, do detyrohem të ngre popullin

Pasardhëse

Ilir Meta kërcënon me një tjetër 2 mars dhe shpërndarje Parlamenti: Po më provokojnë të lë Presidencën, do detyrohem të ngre popullin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.