Kryetari i PDS, Paskal Milo u shpreh se në zgjedhjet që do të vijnë në Shqipëri nuk do i afrohemi kurrë standardeve të zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoni.
Milo tha se e keqja erdhi në vitin 1996 ku PD bëri një masakër elektorale dhe prej atëherë nuk ka më zgjedhje të mira e të ndershme në vend.
“1992 kanë qenë zgjedhjet më të mira të mbajtura në Shqipëri, ku nuk ka patur kontestime, të gjitha të tjerat kanë patur kontestimet. Kemi 30vite që nuk bëjnë zgjedhje pa sherr dhe duam mbi 15 ditë për të nxjerrë rezultatin. Nuk ju bën përshtypje që si është e mundur që ky vend për 30 vite të mos bëjë dot një palë zgjedhje të pakontestuara dhe në vendet fqinje e nxjerrin rezultatin shumë shpejt dhe të pakontestuar.
Kush e ka fajin populli, politika apo sistemi? Populli nuk besoj se duhet akuzuar pasi në 1992 votoi dhe e dha rezultatin. E keqja jonë filloi në 1996. Pas 1994 kur u bë referendumi PD e pa fuqinë e popullit dhe në 1996 bëri atë masakër elektorale, pra politika është përgjegjësja. Pas zgjedhjeve të 1996 askush të mos pretendojë që një parti politike ka bërë zgjedhje të lira e të ndershme.
Dhe në zgjedhjet që do vijnë nuk do i afrohemi standardeve të zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoni as me 50 % , por të paktën të bëjmë zgjedhje të pranueshme dhe fajin këtu e ka politika”, – tha Milo për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post