Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ishte i ftuar në A2 foli për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor. Ai theksoi se çdo shmangie nga marrëveshja e 5 qershorit do të krijonte probleme.
“Reforma për ndryshime në legjislacionit zgjedhor është nisur gati 2 vjet më parë. Kush e ka ndjekur këtë proces, e ka kuptuar që nuk u arrit që të kishte ndryshime pa gjetur një mekanizëm që do të bënte bashkë të gjitha palët, në kuvend dhe jashtë tij.
E gjitha që është fiksuar në këtë mënyrë, ka të fiksuar dakordësinë e të gjithë që do të shkojmë në ndryshime të legjislacionit, duke e trajtuar problemin në të dy fazat, ku duhet të ketë kontribute të të gjithëve. Faza e dytë do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Kjo do të thotë se çdo shmangie nga kjo marrëveshje krijon probleme.
Kuvendi i Shqipërisë ka hyrë në një proces që të jetë pjesë e diskutimit dhe vendimmarrjes së përbashkët. Largimi nga kjo dakordësi nuk të jep ndjesi të mira, madje të jep ndjesinë që diçka duhet të bëhet”, – u shpreh Kume.
Për Kumen, pragu kombëtar s’ka pse të jetë pjesë e Kushtetutës dhe e dyta pamundësia për të garuar në një proces zgjedhor me koalicione.
“Kjo e dyta është edhe argumenti më i fuqishëm që përbën padakordësinë mes palëve. Ky është argumenti që kërkon vendimmarrjen e të gjithëve”, – u shpreh Kume.
Diskutime rreth kësaj post