• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

A duhet të rihapen shkollat? Doktor Fauci jep përgjigjen e rëndësishme dhe zbulon çfarë po ndodh me COVID-19

15 July, 2020
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Autoritetet lokale duhet të vendosin nëse do t’i rihapin shkollat për vitin shkollor në vjeshtë, shprehet eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse.

I pyetur lidhur me insistimin e Presidentit Trump për rihapjen e shkollave sa më parë, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike tha:

“Synimi i parë duhet të jetë që fëmijët të kthehen në shkollë”.

“Nëse flitet për një pjesë të vendit ku aktiviteti i sëmundjes është minimal, nuk ka asnjë problem për rikthimin e fëmijëve në shkollë. Në zona ku pandemia është duke u përhapur, vendimin duhet ta marrin autoritetet locale,” – tha Dr. Fauci në një aktivitet të organizuar nga Universiteti Georgetown.

Dr. Fauci foli në radhë të parë për problemet që shkakton mbyllja e shkollave për fëmijët, si arsye e parë për rihapjen e tyre:

“Duhet të përpiqemi për rihapjen e shkollave, për arsye se mungesa e mësimit në klasa ka pasoja në të ardhmen e fëmijëve. Po ashtu një arsye tjetër është efekti tek familjet e klasës punëtore që kanë nevojë t’i kenë fëmijët nën përkujdesje. Ndikimi mbi këto familje dhe mbi ekonominë nëse nuk hapen shkollat mund të jetë shumë i madh. Për më tepër është edhe ndikimi negativ që ka tek fëmijët mbyllja e shkollave,” – tha Dr. Fauci.

Ndërkohë që po afrojnë zgjedhjet e nëntorit, Presidenti Trump e ka përsëritur me të madhe se do rihapjen e ekonomisë. Ai ka bërë presion për rihapjen e shkollave që u japin mundësi më të madhe prindërve të kthehen në punë, pa pasur preokupimin e përkujdesjes për fëmijët në moshë të vogël.

Presidenti ka kërcënuar se Departamenti i Thesarit do të rishikojë statusin e shkollave si institucione të përjashtuara nga taksat si dhe mund të reduktojë fondet federale për shkollat nëse nuk rifillon mësimdhënia në klasa.

Nuk është e qartë se si mund të realizohet reduktimi i fondeve pasi në masë të madhe shkollat financohen nga qeveria shtetërore dhe jo ajo federale.

Disa distrikte në shtete të caktuara kanë filluar të njoftojnë plane për rihapjen, ndërsa të tjerë kanë thënë se do të vazhdojnë mësimdhënien kryesisht përmes internetit dhe me hapje të kufizuar të shkollave. /VOA

Paraardhëse

Revoltohet Ylli Manjani, shpreh hapur shqetësimin e tij të madh

Pasardhëse

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Pasardhëse

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.