• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nëna na la shumë herët”, Pëllumb Pipero zbulon disa detaje të pathëna për jetën e tij private

14 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
75
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej më shumë se katër muaj mjekun e njohur infeksionist Pëllumb Pipero e shohim në çdo ekran duke dhënë këshilla e duke përsëritur rregulla. Nuk mërzitet kurrë duke iu drejtuar publikut dhe të gjithë qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të zbatojnë rregullat: “Virusi është pranë nesh, të jemi të kujdesshëm”, thotë ai sa herë del në një ekran.

Nga një mjek infeksionist në Shërbimin Infektiv në Tiranë, në heroin e të gjithëve, për plot katër muaj me radhë, Pipero erdhi si piperi në tryezën tonë për t’u kthyer në njeriun e shpresës.

Me qetësinë që e karakterizon gjithmonë… Si edhe sot, me shumë qetësi, ndërsa rrëfeu anën tjetër të vetes në “Rudina”. I lindur në Skrapar, në një familje me shumë halle, kur ishte në moshë fare të vogël, familja e Pëllumb Piperos u tranferua në Vorë. Aty, mjeku përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare dhe të mesme.

Pas një viti stazhi pune, nisi studimet e larta për mjekësi në Tiranë, me shumë vështirësi, por me një bursë që ndihmoi të gjithë familjen asokohe. Në vitin e tretë të studimeve të larta, Pipero humbi të ëmën kur ajo ishte vetëm 40 vjeç. Vëllai më i vogël ishte 5-6 vjeç. Babai nuk u martua më dhe të gjithë bashkë iu përkushtuan njëri-tjetrit:

“Nëna na la shumë herët. Ka vdekur 40 vjeç, vëllai i vogël ishte 5-6 vjeç, babai nuk u martua më. Atë bursën që merrja e ndaja me të gjithë. Isha në vit të tretë në fakultet. Natën punoja në fabrikën e tullave në Vorë, ndërsa ditën ndiqja shkollën… Pasi mbarova studimet e larta me mesatare shumë të mirë, afro 9.9, u propozua që të më mbanin aty, por nuk funksionoi. Edhe asokohe duhej një referim…”, kujton Pipero.

Fill pas kësaj kohe, e kërkon mjek Spitali Ushtarak, në të cilin pak kohë më vonë do të njihte edhe njeriun e jetës së tij. Moza, sot bashkëshortja e mjekut, vazhdonte shkollën e mesme për infermieri, por në pushimet verore punonte në Spitalin Ushtarak: “Ishte shumë simpatike dhe shumë e shkathët…” – tregon Pipero pak i sikletosur. Nuk e dinte që vetëm pak kohë më pas, do të largohej që aty për t’u transferuar në mjekun e një reparti ushtarak.

Por tashmë me një peng: “Më çuan doktor në një repart ushtarak, por ishte një periudhë e keqe. Kalova në depresion. Halle të mëdha në familje, halle në jetën personale…”

Por do të kalonte kjo fazë e mjeku e gjeti veten sërish në Tiranë, ku do të krijonte familje. Sot, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe gjysh me nip e mbesë, Pipero ndihet i plotësuar:

“Kam një familje të mrekullueshme. Ju më pyetët sa vite kam i martuar, por mua më duket sikur kam lindur me Mozën”, – thotë me të qeshur duke vijuar të flasë me adhurim për vajzën dhe djalin, të cilët, ashtu si ati, kanë vijuar e kanë shkëlqyer në rrugën e tyre.

Megjithatë, familja e Piperos ka marrë një vendim gjatë kësaj periudhe pandemie: “Familja ime ka marrë një vendim, të mos jetë pjesë e medias. Ata e kanë quajtur sfidën time”, thotë mjeku, por thekson se ky është vendim i përkohshëm, sepse në një moment të dytë, edhe ata mund të jenë pjesë e medias.

Paraardhëse

Tayna e përmendi në këngën e saj, reagon Eni Koçi (FOTO)

Pasardhëse

“Prisja një reagim të madh mediatik”, Vasili paralajmëron Ramën

Pasardhëse

“Prisja një reagim të madh mediatik”, Vasili paralajmëron Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.