• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Oerd Bylykbashi zbulon arsyet pse PD nuk pranon dy propozimet për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve

13 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka zbuluar arsyet pse PD nuk pranon hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve zgjedhore, të hedhura në tryezë në orët e fundit para miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit.

Bylykbashi tha se listat janë detaji i sistemit ekzistencial dhe duhet një ndryshim rrënjësor i tij për të përshtatur ndryshimet e tjera.Për Bylykbashin hapja e listave do të sillte ngatërresa në fletat e votimit, korrupsion si dhe gara brenda të njëjtës forcë politike.

“Sistemi zgjedhor ka impakt më të madh se sistemi i drejtësisë. Na duhet të diskutojmë dhe të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Jo se është i keq ky. Por ky sistem është keqpërdorur. Tani ka ardhur koha ta ndryshojmë.Kryeministri ka dalë nga të gjithë binarët duke prishur balancat kushtetuese dhe është bërë i rrezikshëm. Në parlament ka disa deputetë me mandat antikushtetues. Mandat për të ndryshuar kushtetutën nuk ka. Në këtë proces kemi një parlament që diskuton ndryshimin e themelit.

Listat janë detaji i sistemit. Ky sistem nuk e ka listën të hapur. Lista të hapura nuk i ka as Gjermania. Nëse hapen listat duhet një tjetër dimension. Nëse hapen listat do ketë më shumë korrupsion dhe kandidatët do kandidojnë brenda partisë dhe do të fitojnë pa rregulla.

Duhet parë në unison me elementët e tjerë. Me këtë sistem nuk mund të kemi lista të hapura. Duhet t’i japim realisht zgjedhësve të zgjedhin kandidatin, jo mes kandidatëve që zgjedh kryetari. Sistemi i ka gjërat të lidhur bashkë”, tha Bylykbashi.

Ai deklaroi se koalicioni është një mesazh politik dhe element kushtetues që ka qenë traditë në çdo vit zgjedhor, si dhe e OSBE-së.

Ndalur këtu Bylykbashi deklaroi se Rama do të thyejë rregullat e OSBE-së, pikërisht tani është edhe kryetar i kësaj organizate.

“Ne themi se koalicioni është ofertë e një grupi që dalin bashkë para zgjdhësve. Është mesazh politik koalicioni. Koalicioni është element kushtetues. Nuk është shpikje e tanishme. Ka qenë shumë zgjedhje përpara. Është një traditë kushtetuese që Edi Rama do ta shkatërrojë tani. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë.

Ky është rregull i OSBE dhe tani kemi kreun e OSBE që do të thyejë rregullat e organizatës që ka marrë përsipër të drejtojë. Nëse propozojmë mazhoritarin por kjo nuk u fol. Heqja e koalicioneve do të sjellë koalicion me listë të përbashkët. Partitë duhet të ecin në një tren të vetëm. Kjo është të ngatërrosh zgjedhësit.

Me hapjen e listave do sjell ngatërresa në fletën e votimit. Zgjedhësit do bëjnë gabime në fletë votimi si telebingo që do të pasohet me një proces të gjatë ankimimi. Ky debat është truku i Edi Ramës për të prishur marrëveshjen.

T’i ndryshosh Shqipërisë Kushtetutën është e paprecedentë. Ajo që dua që të kuptojnë të gjithë shqiptarët është se jemi përpara një drame në nivelin kushtetues. Ai nuk del dot nga shpirti i tij. Marrëveshja atij i rri si këpucë e re. Ky sistem funksionon kështu si është”, u shpreh Bylykbashi për Abc News.

Paraardhëse

Në gjyq me Edi Ramën, nuk përmbahet Albana Vokshi: Ja kush fshihet pas rrëzimit të kërkesave të mija nga gjykata

Pasardhëse

Klea feston ditëlindjen, Elgiti shkruan fjalët e ëmbla: Grua dhe mami më e mrekullueshme në botë

Pasardhëse

Klea feston ditëlindjen, Elgiti shkruan fjalët e ëmbla: Grua dhe mami më e mrekullueshme në botë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.