• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Eksperti Erion Dasho publikon të dhënat dhe bën deklaratën e fortë për situatën e COVID-19: Krerët e politikës po propagandojnë

13 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, reagon sërish për shifrat e koronavirusit në vendin tonë, teksa shprehet se kurba vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer.

Eksperti hedh dyshime të forta për shifrat në vend, pasi sipas tij, kurbat e çuditshme dhëmbësharrë janë fryt i fantazive të urdhëruesve të tyre.

“Kurbat e çuditshme dhëmbësharrë dhe kurbat perfekte janë të ralla në natyrë, ato ka më shumë gjasa të jenë fryt i fantazive të urdhëruesve të tyre”, – shkruan eksperti Dasho.

Duke iu drejtuar drejtuesve të shtetit, Dasho thekson se është koha për masa reale dhe jo imagjinare, ndërsa shton se “Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte”.

Mesazhi i plotë:

“NË KËRKIM TË KURBËS PERFEKTE

Grafiku i rasteve të COVID në Shqipëri vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer. Megjithë tendencën e qartë në rritje, të kërkosh për elementë shkencorë si “piku”, “kurba”, “sheshimi”, “kthesa”, etj. është një mision i pamundur.

POR A EKZISTON “KURBA PERFEKTE”?

Sikundër sërfistët kalojnë vite në kërkim të valës perfekte, edhe epidemiologët kërkojnë kurbën perfekte. Kësaj here, për të gjetur kurbën perfekte të COVID-19 duhet shkuar në… Bjellorusi.

Vendi i cili drejtohet nga i njëjti president që prej shpalljes së pavarësisë, ka patur një përafrim tepër “origjinal” ndaj COVID-it. Presidenti mori vendimin për të mos e “njohur” epideminë dhe u kërkoi qytetarëve t’a sfidonin virusin duke pirë vodka dhe duke ngarë traktorë.

Çuditërisht rrjedhoja e gjithë këtyre vendimeve ishte një kurbë perfekte që sugjeron se problemi i COVID në Bjellorusi tashmë është zgjidhur. Faktikisht, interneti është i mbushur me lajme për një sistem shëndetësor të mbingarkuar nga pacientët, në prag të kolapsit, dhe për një popullsi në prag të revoltës.

Për paralelizëm, edhe në Shqipëri jemi në një situatë të ngjashme, ndonëse mohimi ka një tjetër natyrë dhe “perfeksioni” nuk gjendet tek kurba por tek përgjigjja. Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

Në fantazinë e drejtuesve shqiptarë, spitalet kanë gjithçka që duhet për të parandaluar COVID-in, administrata është e sigurt, bizneset po ashtu, madje edhe transporti publik po zhvillohet i sigurt. Sepse ata e kanë urdhëruar diçka të tillë!!!

Një gënjeshtër, siç e provon jo vetëm grafiku i rasteve, por, mbi të gjitha, përhapja e COVID në institucione shëndetësore, administratë publike dhe biznese.

KURBAT E ÇUDITSHME DHËMBËSHARRË DHE KURBAT PERFEKTE JANË TË RRALLA NË NATYRË. ATO KA MË SHUMË GJASA TË JENË FRYT I FANTAZIVE TË URDHËRUESVE TË TYRE.

NË BJELLORUSI, LIDERI QË MENDON SE MUND TË KOMANDOJË EPIDEMINË KA ARRITUR TË “PRODHOJË” KURBËN PERFEKTE DUKE INJORUAR PASOJAT NË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

NË SHQIPËRI, KURBA SHKARRAVINË ËSHTË E KUNDËRTA E PERFEKSIONIT, POR MOHIMI I PËRGJEGJËSIVE DHE PASOJAT E MUNDSHME JANË PO AQ KËRCËNUESE.

UROJ QË PËRGJIGJA JONË NDAJ COVID-19 TË FUTET NË HULLITË E NORMALITETIT, JO ME QËLLIMIN PËR TË “PRODHUAR” KURBËN IDEALE, POR PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE.

SEPSE ËSHTË KOHA PËR MASA REALE DHE JO IMAGJINARE!

ËSHTË KOHA E TRANSPARENCËS SË INFORMACIONIT DHE JO E KURBAVE TË SAJUARA!” – shkruan Dasho.

Paraardhëse

Parashikimi i motit për ditën e sotme, mësoni deri në sa gradë do të shkojnë temperaturat dhe surprizat që na presin pasdite

Pasardhëse

E papritur! Ky qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin! Ja si do të quhet

Pasardhëse

E papritur! Ky qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin! Ja si do të quhet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.