Ish-deputeti Oerd Bylykbashi akuzon Ramën për ndryshim të rregullave të lojës pak muaj para zgjedhjeve. Ai paralajmëron krizë politike të jashtëzakonshme.
“Jemi para një krizë politike që po shkatërron marrëveshjen për reformën zgjedhore, po rrënon reformën zgjedhore, dhe kriza politike do të jetë e jashtëzakonshme.
Gjithësesi Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do të zhduket nga pushteti, opozita është gjithmonë e më shumë duke u bërë gati për këtë. Mbështetja ndërkombëtare për opozitën në këtë aspekt është e qartë.
Është konsideruar një veprim diabolik i Edi Ramës. Konsiderohet si një veprim që është në keqbesim dhe thyerje e rregullave të lojës para fillimit të lojës”, – shprehet Bylykbashi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post