• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Mund të bëjë deri në 1000 teste në ditë’, ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik ka një mesazh për Ministrinë e Shëndetësisë

9 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Adrian Hoxha tha se decentralizimi i testimeve mund ta paraprijë përshkallëzimin e situatës së krijuar me COVID-19 pasi do të shtonte numrin e analizave dhe do të ndihmonte më shumë në gjurmimin e rasteve.

Duke folur për testet dhe strategjinë e ndjekur, Hoxha e vlerësoi punën e kryer deri më tani, por kritikoi centralizimin e kryerjes së testimeve vetëm në ISHP. Ai tha se ISHP-ja nuk mund ta përballojë e vetme fluksin dhe se nëse do të hapej një qendër tjetër testimesh në QSUT, atëherë do të mund të kryheshin deri në 1000 teste në ditë.

“Për të pasur testime duhet të ketë disa mjedise që i plotësojnë kriteret, duhen pajisjet dhe njerëzit, QSUT-ja i ka të treja, pedagogë të shkëlqyer, pra burime njerëzore, ka dhe pajisjet e përshtatshme për ta bërë këtë punë, kanë pasur një problem, kur filloi epidemia me sa di unë, me PCR-në, por Fakulteti i Mjekësisë i dhuroi pajisjen e vet dhe besoj se edhe ata duhet ta kenë rregulluar pajisjen e tyre dhe QSUT-ja ka kapacitete me këto dy pajisje për të kryer 1 mijë teste në ditë,” – tha Hoxha, i cili u shpreh se në këtë mënyrë mund t’i jepej më shumë hapësirë ISHP-së të fokusohej në prioritete të tjera të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Hoxha kujtoi se vëmendja ndaj spitaleve duhet të jetë shumë më e madhe për të ruajtur protokollet e sigurisë, pasi në spitale gjendjen grupet më të rrezikuara nga infeksioni, si të moshuarit, personat me imunitet të dobët, por dhe stafet mjekësore të cilat janë të nevojshme për të trajtuar të sëmurët.

I pyetur rreth komenteve të së mërkurës, nga ish-ministri Leonard Solis i cili shprehte shqetësimin për faktin se spitalet private nuk lejohen të testojnë personelin dhe pacientët e tyre për COVID-19, Hoxha u shpreh se ato ishin “tejet profesionale”, por që ai këmbënguli se në lejimin e kryerjes së testeve në strukturat jo-publike duhet që çmimi i testeve të mos ndikohet nga tregu.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk mund ta lejojmë që çmimi i shërbimit (të testit) në spitalet private të jetë i tillë duke u nisur vetëm nga vlera e tregut, sepse duke pasur kërkesa më shumë, tregu përpiqet ta balancojë duke nxjerrë çmim të lartë. Ne në shërbimin publik e filluam me kosto rreth 120 euro për sa i përket një testi, sot sipas deklarimeve thuhet se ka shkuar te 50 euro, por kjo mbetet e lartë dhe duhet ta ulim, sepse dëshira dhe hallet e njerëzve ndonjëherë mund të stepen përballë këtyre çmimeve,” – analizoi ish-drejtori i ISHP-së.

Paraardhëse

Samanta Karavella feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja (VIDEO)

Pasardhëse

“Këtu ka deputetë me 7-8 mijë vota”, Andi Përmeti lëshon thirrjen e fortë në Kuvend

Pasardhëse

“Këtu ka deputetë me 7-8 mijë vota”, Andi Përmeti lëshon thirrjen e fortë në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.