• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Manjani zbulon lëvizjet taktike të Ramës që do ta nxjerrin fitues në zgjedhjet e ardhshme

9 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama është në rrudhjen e tij më të madhe elektorale, por nga na tjetër edhe opozita nuk është e aftë të përfitojë nga kjo rrudhje.

Mirëpo Manjani shkruan se Rama do të bëjë gjithçka për të përfshirë në elektoratin e tij abstenuesit dhe ish-ministri i rendit një nga një strategjitë që mendon se kryeministri do të ndjekë.

Postimi i plotë:

“Ndjesi.
Nga sa shoh e dëgjoj në biseda me njerëz të njohur e të panjohur, me apo pa parti më është krijuar ndjesia se:

1. Edi Rama është në rrudhjen më të madhe elektorale të karrierës së Tij.

2. Opozita si bashkim numerik nuk është ende përfituese e rrudhjes së Ramës.

Qartësisht duket se partia më e madhe në vend është partia e ABSTENUESVE

Po qe se kjo parti mbetet ende kaq e madhe në zgjedhje, dukshëm ajo është në favor të Ramës, pavarësisht konsumit ekstrem të tij.

Normale është që Rama do bëjë çdo gjë që ta mbajë parti abstenuesish sa më të madhe. Në çdo rast objektivi është që opozita të mos jetë përfituesja më e madhe nga radhët e abstenuesve të shumtë që janë sot.

Ka disa mënyra për të realizuar këtë “objektiv”, por më të njohurat janë:

1. Të fusë në listë disa emra që joshin vota absenuesish. (Këtë e bëjnë dhe parti të tjera nornalisht).

2. Të përdorë propagandë baltosje dhe që nxit neveri për të gjithë politikën në tërësi. Edhe shtimi i numrit të skandaleve publike këtë synim ka.

3. Të nxijë në maksimum opozitën si të përçarë të paaftë për të qeverisur dhe të dobët politikisht.

4. Të krijojë apo të nxisë krijimin e partive të reja, të cilat joshin vota gri duke sharë qeverinë, Atë vetë, por dhe opozitën.

Më këtë llogjikë nëse arrin të shmangë edhe garën me koalicione dhe të shtojë pavlefshmërinë e votave duke komplikuar votimin e numërimin me lista të hapura, Ai mbetet në qeveri edhe më më pak vota se në 2017-ën.

Pra listat e hapura Rama i do vetëm për të shkatërruar votimin, jo për demokraci

Synimi real është që të çojë rezultatin zgjedhor në një diferencë të ngushtë ose barazim. Pastaj fillon pazari si do Ai.

E përsëris, kjo është një analizë bazuar në ndjesi jo mbi bazë sondazhesh.” – shkruan Manjani.

Paraardhëse

“Do vihet në zbatim shumë shpejt”, Kuli zbulon vendimin më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve

Pasardhëse

“Topi është ende në fushën e palës shqiptare”, ambasadori gjerman del me mesazhin e fortë

Pasardhëse

“Topi është ende në fushën e palës shqiptare”, ambasadori gjerman del me mesazhin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.