• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpërthen mjeku i njohur: Komiteti Teknik të shkarkohet i gjithi. Çfarë ndodh tek Infektivi, apo bëhet ndonjë eksperiment

8 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku Artan Koni shprehet se mungesa e transparencës shkon deri aty, sa pacientëve që shtrohen në infektiv ju merret telefoni sapo hyjnë në spital.

“Ata duan më shumë laboratorë, po i duan në kontrollin e tyre si ai i ISHP dhe ai në QSUT që do hapet, ndërkohë që një laborator privat nuk e kontrollon dot.

Veç centralizimit të informacionit, asnjë media nuk ka mundur të marrë një kamera e të futet në Infektiv e të shohë çfarë ndodh atje, siç kanë bërë mediat në Itali apo Francë.

Pacientëve që shtrohen sot në Infektiv iu merret telefoni që të mos komunikojnë me mediat apo familjarët. S’e kuptoj pse iu merret njerëzve telefoni? Çfarë ndodh aty, apo bëhet ndonjë eksperiment, është burg i sigurisë së lartë? Është vetëm një spital i thjeshtë. Kamerat e medias futen kudo, më thoni një vend që i mbyll dyert mediave”, tha ai.

Edhe pse shumë qytetarë kërkojnë t’i nënshtrohen ekzaminimit, Koni shprehet se atyre ju bëhet tamponi kur gjendja rëndohet dhe ata mund të kenë infektuar shumë të tjerë.

“Qytetarët telefonojnë 127 dhe marrin një përgjigje që ka mundësi të kesh me COVID po nuk je në atë gjendje për të bërë tamponin, kur të jesh më rëndë do ta bësh. Por për një javë apo 10 ditë një person mund të ketë infektuar gjithë familjarët”, shpjegoi mjeku.

Vatra më e madhe aktualisht është QSUT-ja, dhe sipas mjekut kjo gjë ka ndodhur pasi në këtë spital mungojnë pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Si një masë emergjente që duhet marrë për përballimin e situatës, Artan Koni kërkon që komiteti teknik të shkarkohet i gjithi dhe të zëvendësohet me profesionistë që nuk kanë lidhje me politikën, ndërsa rekomandimet e tyre duhet të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar dhe jo t’i lihen në dorë qeverisë.

Paraardhëse

Temperatura përvëluese! Parashikimi i motit për nesër, ja sa do shënojnë termometri

Pasardhëse

Epidemiologu Alimehmeti tregon cila është mënyra e vetme si mund të parandalohet përhapja e infeksionit në spitale

Pasardhëse

Epidemiologu Alimehmeti tregon cila është mënyra e vetme si mund të parandalohet përhapja e infeksionit në spitale

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.