• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagon i revoltuar Astrit Patozi: Ju tregoj pse OSBE nuk është kundër ndryshimit të sistemit

7 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratën e specialistit shqiptar të OSBE-së. Ai tha se është shtrembëruar me qëllim nga mediat, duke e paraqitur sikur OSBE është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Reagimi i plotë:

“PSE NUK U SHKON “SOVRANISTËVE” TË FSHIHEN PAS OSBE-SË PËR SISTEMIN?

Sot e bënë edhe priftin me barrë, mjafton që të flinin edhe një natë të qetë pa ëndrra të këqija me hapje listash. Thanë se OSBE është kundër ndryshimit të sistemit, sepse, sipas tyre, ai duhet të ndodhë një vit para zgjedhjeve. Pastaj e shpërndanë kumtin me gëzim, kudo ku mundën, dhe më në fund morën frymë të lehtësuar.

Për gjithë këtë kryelajm cituan një specialist shqiptar, që punon në Tiranë për organizatën, emrin e të cilit e dëgjoja për herë të parë. Por sigurisht që nuk ka shumë rëndësi rangu i përfaqësuesit të OSBE-së, i cili me sa pashë, kishte mbajtur një qëndrim korrekt në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Sepse ai, në të gjitha rastet, duhet respektuar.

Problemi është se ai i shkreti vetëm atë gjë nuk kishte thënë dhe ia kishin kthyer së prapthi deklaratën në një nga ato shembujt e rëndë të shtypit shqiptar, kur titulli është krejt e kundërta e tekstit.

Zoti Florian Hobdari kishte deklaruar mes të tjerash që OSBE ka marrë pjesë aktive në debatin për ndryshimin e sistemit që në shtator të vitit 2019, pra gati dy vjet para mbajtjes së zgjedhjeve. Dhe se ajo ofron ndihmë dhe bashkëpunim për çfarëdo sistemi, që do të zgjedhë Shqipëria, sepse atë detyrë ka. (Sa për kujtesë, ndryshimi i fundit në sistemin tonë elektoral ka ndodhur në 2008-tën, ndërsa zgjedhjet u mbajtën një vit më vonë.)

Por edhe nëse do të kishte qenë ndryshe, që vërtetë zoti Hobdari të jetonte me hallin e zotit Luli Basha, si ka mundësi që iu zgjua sot dashuria për OSBE-në atyre sovranistëve të çartur, që nuk e kanë dashur asnjëherë nëpër këmbë, që nga kohërat kur s’mbahet mend?

Nëse vërtetë do ta kishin respektuar një ditë apo një herë të vetme, ata nuk kishin nevojë të prisnin zotin Hobdari, që pastaj të spekullonin me deklaratën e tij, por duhet të kishin miratuar keyerekomandimin e ODIHR-it në shumë palë zgjedhje rresht për depolitiizmin e komisioneve.

Ndaj të mos lodhen kot, duke u fshehur pas një gjoja qëndrimi të OSBE-së, që na qenka kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Sepse edhe po ta kishin realisht mbështetjen e saj nuk do t’u bënte punë. Pasi ia ka hedhur në kosh të gjithë investimin disavjeçar për të shëruar zgjedhjet tona me mosdepolitizimin e komisioneve, duke na e lëkundur shumë edhe ne të tjerëve besimin tek serioziteti i OSBE-së dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, i cili deri para pak javësh mbështetej fort tek rekomandimet e saj për Shqipërinë. Gjë që u përmbys ditën e nënshkrimit të marrëveshjes famëkeqe të Këshillit Politik.

Por kjo ndoshta është një çështje më vete, që duhet trajtuar një ditë tjetër.”, ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

“Gimi është si unë”, Edi Paloka nxjerr videon e Ramës për Kajmakun

Pasardhëse

‘ A e do Borën?’, Donaldi i befason të gjithë me përgjigjen

Pasardhëse

‘ A e do Borën?’, Donaldi i befason të gjithë me përgjigjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.