• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tritan Kalo publikon skanerat e mushkërive të dy të rinjve me koronavirus: Pamje alarmuese (FOTO)

5 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një mesazh në Facebook, duke iu bërë një thirrje të fortë te rinjve që mendojnë se janë imunë ndaj Covid-19. Kalo ka theksuar se numri i të rinjve që po preken nga koronavirusi është rritur ndjeshëm.

Ai ka publikuar skanerët e mushkërive të dy prej të rinjve, nën 35 vjeç, të cilët janë të shtruar te Spitali Infektiv dhe gjendja e tyre është e rëndë.

Mjeku ka bërë thirrje për zbatim të këshillave të profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim dhe mbajtje të maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara.

Mesazhi i Kalos:

“Kohë kovidiane. 4.07.2020. Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19. Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbërritjen në pavijon ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes së PPE-ve në pavijon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit. Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç. Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre. Kurrë mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me komorbozitete dhe moshat e treta. Bëni kujdes vëllezër e motra. Zbatoni me bindje e përpikëri këshillat e profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara. Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush. Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm. Higjiena kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë. Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët. Është një virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”. Mirëbesimi reciprok dhe ndërgjegjësimi kurrë nuk duhet t’ju mungojë. Asgjë nuk është e pamundshme kur ne bëhemi bashkë në përpjekjet tona. Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real. Together forever!”, shkruan Kalo.

FOTO:

Paraardhëse

“Është e papranueshme”, Policia ‘kap mat’ Lamborghinin me 236 km/h në By Pass-in e Fierit: Mos fluturoni (VIDEO)

Pasardhëse

Robert Budina mposht COVID-19 dhe i rikthehet protestës për teatrin, zbulon ku e mori virusin

Pasardhëse

Robert Budina mposht COVID-19 dhe i rikthehet protestës për teatrin, zbulon ku e mori virusin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.