• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Trondit Spartak Ngjela me prapaskenat e forta politike, paralajmëron zhvillimet e rëndësishme ku do përfshihet edhe Yuri Kim

4 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela përmes një analize të gjatë në rrjetet sociale ka hedhur dritë mbi gjendjen politike në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Sipas Ngjelës është krijuar një trazirë e qëllimshme politike nga Meta, Basha dhe Rama me synim për fshehjen dhe shpëtimin e atyre gjërave që kanë vjedhur deri më tani.

Mirëpo sipas Ngjelës, politika amerikane është ajo që do t’i bërë pikat mbi ‘i’ dhe këtë po na e vërteton sipas tij, çdo ditë ambasadorja Yuri Kim me aktivitetin e saj intensiv.

Postimi i plotë:

“Gjendja e sotme në Shqipëri mund të quhet thjesht një trazirë e qëllimshme e cila vjen nga të korruptuarit që kanë qenë dhe janë në pushtet, dhe që, pavarësisht nga ngjyrat politike që përfaqësojnë, kuptohet se janë të bashkuar kundër reformës antikorrupsion. Këta, me qëllim të posaçëm, kanë penguar dhe po pengojnë zhvillimin shqiptar.

Si rrjedhojë e kësaj, edhe pse nuk e ndalojnë dot shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, se nuk kanë fare forcë ndaj ONM-së, po bllokojnë SPAK-un, sidomos Byronë Kombëtare të Hetimit.

l.

Çfarë po ndodh realisht në lidhje me këtë?

Një shfaqje e shëmtuar gënjeshtarësh është ajo që po shihet të ndodhë, dhe që vjen nga ligësia Meta, Basha dhe Rama.

Këtyre u duket se po bëjnë “politikë të madhe”, me zotime të shtirura kundrejt politikës amerikane dhe gjermane, sepse mendojnë që kështu fitojnë kohë, duke bllokuar reformën në Shqipëri. Por, në lidhje me çfarë?

E gjithë kjo “politikë e madhe” e tyre është një tension gënjeshtrash që kryhet me një qëllim: vetëm për të shpëtuar gjënë e vjedhur. Po kujt duan t’ia hedhin me këtë politikë? Mendojnë se po ia hedhin politikës amerikanë dhe ambasadores amerikane që shërben aktualisht në Tiranë, duke thënë që ata nuk mund të preken, sepse i pranon populli. (!)

Madje, kjo është arësyeja që pikërisht tani kanë filluar rregullisht dhe në ritëm të shpejtë të flasin për zgjedhjet e reja. Por, si mund të mendohet për zgjedhje të lira, kur në Shqipëri nuk ka pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur! Dhe pyetja që ngrihet këtu është kjo: përse i duhen zgjedhjet shqiptarëve pa garanci, dhe në një kohë që nuk kanë ende pushtet gjyqësor të drejtë, goditës antikrim dhe të pavarur?

ll.

Ajo që duhet theksuar prerë në lidhje me këtë është gjykimi se, kjo gjendje politike në Shqipëri sot nuk ka lidhje fare me interesin kombëtar. Kuptohet sak që korrupsioni i lartë shtetëror është i bashkuar në një pikë: nuk e pranon reformën në drejtësi, e cila drejtohet nga Organi Ndërkombëtar i Monitorimi, dhe që në anëtarësinë e tij nuk ka asnjë shqiptar.

Gjithësesi, ndërkombëtarët as që po i pyesin fare bllokimet që kërkon me ngulm të bëjë korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, por kjo çështje ndërkombëtarisht duhet të jetë edhe më konkrete dhe më e ashpër.

lll.

Por çfarë ka sjellë deri tani reforma në drejtësi e drejtuar ndërkombëtarisht?

Ajo ka sjellë eliminimin e rreth 60 perqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kontrolluar dhe dha mundësinë që të ngrihet ndërkohë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Organe shumë të rëndësishëm këta

për luftën antikorrupsion.

Specifika e tyre e veçantë është se, të dy këta organe, janë kompetentë për procedimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dhe shqiptarët po presin që të fillojë puna e tyre.

Por si do të vijojë kjo situatë pritjeje?

Tani pritet të formohet Byroja Kombëtare Hetimit. Dhe kjo është më kryesorja, sepse kjo është pika kyçe në luftën antikorrupsion në Shqipërinë e reformuar. Ja, kjo është pritja e fundit shqiptare për fillimin e procesit që do të vendosë moralitetin në qeverisjen e Shqipërisë, mes ndëshkimit tërësor të abuzuesëve me pushtetin politik. Sepse, nëse nuk do të bëhet kjo, vetë shteti shqiptar do të shkojë drejt shpërbërjes së imponuar nga krerët e korruptuar aktualë. Por ne shqiptarët duhet të kujtohemi gjithmonë se: në njëqind vjet korrupsion, krerët e shtetit shqiptar kanë qenë të lidhur me ligësinë antishqiptare të fqinjëve pushtues historikë të territoreve shqiptare.

IV.

Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy janë organet kryesorë: ONM dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kjo është arsyeja që reforma antikorrupsion ka vetëm një këmbë në drejtimin ndërkombëtar, vetëm Organin Ndërkombëtar të Monitorimit. Kurse Byroja Kombëtarë e Hetimit ende nuk po formatohet institucionalisht, sepse edhe kjo pritet të drejtohet nga ekspertë ndërkombëtarë, sidomos nga ata që do të vijnë të trajnuar nga Amerika.

Po, përse po vonohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Ja, kjo është çështja e kryesore, dhe e gjithë vëmendja patriotike e Shqipërisë është e përqendruar sot pikërisht në këtë pikë.

Intensiteti i lëvizjes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka dhënë shpresë shqiptarëve edhe në këtë pikë, por ne ende nuk po dimë: dhe sa kohë duhet që të fillojë hetimi kundër mobëve të politikës shqiptare, abuzues dhe të dëndur këta me vjedhjen e mundit të shqiptarëve.

E pra, këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane u është zotuar pikërisht për këtë: fillimin e Hetimit antikorrupsion në sferat e larta të politikës. Prandaj ka optimizëm sot, i ardhur ky si pasojë e aktivitetit intensiv të ambasadores amerikanë Yuri Kim.

Shqiptarët po presin.”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Duhet përdorur patjetër në këto ambiente, ja 5 sekretet e maskës për të na mbrojtur nga Covid-19

Pasardhëse

Priten zhvillime të reja? PD i hap derën Jozefina Topallit, vjen apeli nga Shkodra, Gazment Bardhi: Detyrim për tu rikthyer

Pasardhëse

Priten zhvillime të reja? PD i hap derën Jozefina Topallit, vjen apeli nga Shkodra, Gazment Bardhi: Detyrim për tu rikthyer

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.