• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rusia po kërcënon”, ambasadori shqiptar në NATO del me deklaratë të fortë, tregon çfarë po i trondit themelet e aleancës

1 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadori i Shqipërisë në NATO Leonard Demi ka theksuar se kjo aleancë duhet të jenë më e fortë dhe më e bashkuar, pasi një sërë vendesh si Kina e Rusia po e shtojnë fuqinë e tyre.

“NATO-30, që unë kam shkruar tregon se çfarë pritet që të bëjë komuniteti i aleancës në 10 vitet e ardhshme. NATO-30 është që të kemi një NATO me qasje më globale. Kjo do të thotë të ketë ndikim në të gjithë botën. Duhet një aleancë më e fortë dhe më e bashkuar. Rusia është një shtet që po kërcënon NATO-n. Rusia po investon në armatime të reja, duke përfshirë edhe raketa me rreze të mesme veprimi që mund të arrijnë çdo qytet europian.

Rusia po bashkëpunon edhe me Kinën. Grupet terroriste dhe ata islamiste kanë marrë zemër, duke kërcënuar aleancën. Kina po ngrihet, së shpejti do bëhet ekonomia më e madhe në glob. Kina po ashtu kërcënon të drejtat e njeriut, ka buxhetin më të madh ushtarak në botë pas SHBA-ve. Kina në garë për vlerat e jetesës. Është e pranishme në Afrikë e kudo. NATO duhet të jetë e përgatitur për të përballuar sfidat”, tha Demi.

Leonard Demi po ashtu tha se duhet që të shuhen mos-marrëveshjet që ekzistojnë edhe brenda Aleancës.

“Duhet të shuhen mos-marrëveshjet brenda NATO-s. Dihet se NATO është një aleancë jo vetëm ushtarake, por edhe politike. Dihet se nëse preket një vend i NATO-s, gjithë aleanca ndërhyn. Sekretari i Përgjithshëm ka përgatitur persona nga vende të ndryshme, që janë ftuar të japin ide. Të gjitha idetë do të bëhen me dije më 2021. NATO do që t’i bëjë ballë kërcënimeve, prandaj duhet të ketë armatim modern”, u shpreh Demi.

I pyetur për akt-akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, demi u shpreh se nuk mund të vësh shenjën e barazisë mes barbarive shekullore serbe dhe popullit shqiptar të Kosovës. Demi vlerësoi se çështjen e Kosovës duhet ta zgjidhë edhe BE, edhe SHBA-të e jo vetëm Amerika.

“Për mua, lufta e popullit shqiptar të Kosovës ndaj forcave pushtuese serbe është faqe e lavdishme që nuk mund të errësohet nga asgjë. Nuk mund të barazohen barbaritë e serbëve me shqiptarët e Kosovës. Sa iu përket akuzave, parlamenti i Kosovës e pranoi Gjykatën Speciale. Zgjidhja e Kosovës nuk mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e SHBA, duhet edhe roli i BE-së. U mënjanua BE, u mënjanuan vende me rëndësi të BE-së si Gjermania dhe Franca. Shkuarja e Ramës në Kosovë ishte gabim. Vizita nuk kishte ndonjë zgjidhje. Faktori shqiptar duhet të punojë që çështja e Kosovës të zgjidhet me pjesëmarrjen e BE dhe të SHBA, të dyjave pra”, përmbylli ambasadori Demi në rubriken Opinion.

Paraardhëse

Tolgahan i bën super dhuratë Almedës, shpenzon shumë të majme (FOTO)

Pasardhëse

A do të largohet Basha nëse humb zgjedhjet në 2021? Fatmir Mediu del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

A do të largohet Basha nëse humb zgjedhjet në 2021? Fatmir Mediu del me deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.