• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Është trembur Rama, Thaçi po flet përçart”, Spartak Ngjela paralajmëron shkarkimin e bujshëm

1 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri pas aktakuzës nga Haga ndaj presidentit Hashim Thaçi. Avokati thotë se Rama është trembur dhe Thaçi tani po flet përçart.

Analiza e Ngjelës:

“Çështja Thaçi nuk mund të jetë një çështje e thjeshtë: në këtë çështje, fakti që HashimThaçi dhe Edi Rama kanë dashur t’i japin territor shqiptar Serbisë, është pleksur përkrahja e interesit ruso-serb kundër interesit amerikan dhe interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
A do të merret FBI me këtë çështje? Sigurisht që do të merret.
Po palët që kanë marrë pjesë në këtë mënxyrë antikombëtare Thaçi, Rama e ndonjë tjetër, ku janë në këto momente?

l.
Shikoni shenjat që sqarojnë çështjen:
Thaçi po flet përçart.
Është trembur Rama.
Është mërzitur presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe sot ky i ka kërkuar takim Thaçit që është nën akuzën që ka ngritur Serbia. (!)
Por, më e rëndësishmja është se
ka humbur qetësinë Richard Grenell, zëdhënësi i presidentit amerikan Trump për çështjen e Kosovës.
Si mendoni ju, kjo gjendje vjen nga rasti?
Aspak.
Ja si shkruan Martin Henze, këshilltar i CDU-së gjermane: “Thaçi, Rama, turpi i rëndë i shekullit të 21-të, është se ata kanë negociuar me Serbinë në emër të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe i kanë dhënë Serbisë marrëveshjen për ta negociuar këtë marrëveshje me BE, përfshirë edhe për Shqipërinë. Kjo mund të quhet vetëm tradhëti”.

ll.
Kuptohet se, Thaçi dhe Rama kanë lënë shenja kundër interesit shqiptar dhe pritet të dalin provat për bashkëpunim me Serbinë kundër interesit kombëtar. Përgjimet edhe mund të hapen.
Por, hapja e përgjimeve për bisedimet Granell, Thaçi, Vuçiç, Rama, kundër interesit shqiptar, dëmton presidentin Trump, sepse interesi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është edhe interesi amerikan. Kjo, në fakt, mund të bëhet thembra e Akilit në këtë çështje.
Atëherë, pikërisht për këtë, pushimi i Grenell-it nga presidenti Trump, është lëvizje e domosdoshme e momentit, në të kundërt, nuk dihet së çfarë mund të ndodhë nëse Biden zgjidhet president në muajin nëntor në SHBA.
Kjo sepse, dokumentat komprometuese Thaçi, Rama, Grenell, Vuçiç, sigurisht që, nëse fiton Biden në nëntor, i përdor ai, FBI dhe CIA kundër presidentit Trump.
Atëherë, shkarkimi i Grenell-it nga presidenti Trump është domosdoshmëri politike për vetë presidentin. Sepse vetëm kjo e shfajëson presidentin amerikan nga një implikim i dyshuar me politikën ruse në Ballkanin Perëndimor.

Po ky kryeministri shqiptar, kaq i paaftë është ky sa mendon që me një diksion popullor dhe jashtë konceptualitetit juridik do të bindë profesionalisht juristët e mëdhenj të speciales së Hagës për pafajësinë e Hashim Thaçit!
Sigurisht, Rama kështu do të sillet sepse ka hyrë në një politikë injorante nga ato që në historinë poltike të shqipërisë tashmë janë quajtur “çorba Hoxha”. – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

“Sa e çuditshme”, gazetarja Aida Shtino gjen mbi makinë surprizën e papritur (FOTO)

Pasardhëse

Vidhet Parlamenti Evropian, merren dokumentat sekrete

Pasardhëse

Vidhet Parlamenti Evropian, merren dokumentat sekrete

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.