• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Goditja e dyfishtë nga tërmeti dhe efektet e Covid-19, alarmante çfarë po ndodh me ekonominë e vendit

1 July, 2020
në Ekonomi
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tremujori i parë i vitit i 2020 ka sinjalizuar rënien më të fortë ekonomike që vendi ka përjetuar të paktën në dy dekadat e fundit. Goditja e dyfishtë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe izolimi i ekonomisë për shkak të Covid në gjysmën e muajit mars sollën një rezultat negativ në -2.52% në janar-mars 2020. Ky tremujor përfaqëson rënien më të madhe që kur ka nisur të matet PBB tremujore në 2010.

Në baza vjetore, ekonomia e vendit pritet të pësojë rënien më të madhe që nga viti 1997. Sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Ministrisë së Financave, ekonomia e vendit pritet të pësojë rënie me -5% këtë vit, ndërsa më pesimisti është BERZH me një vlerësim prej -9%.

Në tre dekadat e tranzicionit, rënia në nivele negative është regjistruar në vitin 1991 me -29% dhe ne vitin 1997 me -10.9%.

Parashikimet mbi rënien ekonomike të këtij viti variojnë nga -5 deri në -9% sipas BERZH, por zgjatja e pandemisë edhe pas qershorit dhe mungesa e parashikimeve të sakta për rikthimin e saj në vjeshtë, e bën po kaq të pasigurt edhe ecurinë e ekonomisë.

Kurba e pandemisë dhe ajo e rikuperimit të ekonomisë po ndjekin njëra-tjetrën, duke sinjalizuar se pandemia do të mbajë peng ekonominë e vendit deri në ikje.

Në dekadën e parë të tranzicionit, ekonomia shënoi një rënie me 30% në vitin 1991 si pasojë e ndryshimit rrënjësor nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut. Mijëra ndërmarrje shtetërore dhe bujqësore në të gjithë vendin u mbyllën teksa, sipërmarrja kaloi në menaxhim të privatëve. Deri në vitin 1997, ekonomia shënoi rritje derisa u godit nga kriza e rëndë financiare që u shkaktua nga firmat piramidale, duke shkaktuar një rënie brenda vitit me -10.9%. Duke qenë se rënia ishte shumë e fortë në vitin 1997, dy vitet që pasuan reflektuan një rritje 8.8% më 1988 dhe 12.9% në vitin 1999 të ndihmuara nga flukset e larta të ndihmave që mori vendi për shkak të krizës së refugjatëve të luftës nga Kosova.

Në dekadën pas vitit 2000, ekonomia e vendit kaloi në një cikël rritës që u nxit nga Investimet e Huaja Direkte dhe një zhvillim i hovshëm i sistemin bankar. Nga viti 2000 deri më 2008 ekonomia e vendit u rrit mesatarisht me 6%, por në periudha të caktuara, u ndikua nga kriza e rëndë energjetike që pësoi vendi nga mungesa e reshjeve dhe nga krizat e herëpashershme politike.

Me krizën financiare globale të vitit 2008, ekonomia hyri në një cikël të ri, ku përveç krizës disa burime vendase që kishin ushqyer rritjen u maturuan.

Ritmet e rritjes u përgjysmuan nga 2009-2013, me një mesatare rreth 3%. Rrotacioni politik në vitin 2013 e dobësoi më tej ciklin e rritjes, me një rezultat vetëm 1%, që është edhe më i ulëti pas krizës financiare deri në vitin 2019.

Nga viti 2013 në vitin 2018, ekonomia shënoi një rritje graduale me ritme mesatare 3%, e nxitur kryesisht nga rritja e eksporteve dhe Investimet e Huaja Direkte në dy projektet e mëdha në gazsjellësin TAP dhe në HEC-et e lumit Devoll.

Më përfundimin e këtyre projekteve dhe goditjen që dha tërmeti i 26 nëntorit, ritmet e rritjes u dobësuan duke shënuar rritje me vetëm 2,2% në vitin 2019, teksa 2020 pritet të jetë një njollë të zezë në ciklin e tranzicionit./Monitor

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi! Korriku nis me lëkundje tërmeti, dridhet jugu i vendit. Sa ishte mangnituda dhe thellësia

Pasardhëse

“Shifrat e deritanishme të kontrollueshme!” Rakacolli tregon çfarë pritet dhe a do kemi një izolim të dytë

Pasardhëse

“Shifrat e deritanishme të kontrollueshme!” Rakacolli tregon çfarë pritet dhe a do kemi një izolim të dytë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.