• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD nuk i ndal goditjet, hedh akuzat e rënda ndaj Ramës dhe Manastirliut për situatën e koronavirusit: Qeveria ka dështuar

27 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë Rama në lidhje me menaxhimin e situatës së koronavirusit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spahia shprehet se numri i të infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike.

Sipas demokratit, paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

REAGIMI I SPAHIUT

“Qeveria ka dështuar me improvizimet e saj për të përballuar pandeminë, prandaj 4 muaj pas rastit të parë me COVID, numri i infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike.

Paralajmërimi i qeverisë për të shkuar drejt rimbylljes së spitalit “Shefqet Ndroqi” nuk i shërben interesit të qytetarëve.

Në vend të propagandës dhe teatrit me shqiptarët, Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duhet të thonë sa kapacitete spitalore ka Shqipëria për të kuruar të prekurit nga COVID dhe çfarë kanë bërë për të përballuar rihapjen. Dështimi për shkak të improvizimit, paaftësisë dhe korrupsionit të qeverisë është një faturë që qytetarët nuk meritojnë ta paguajnë me shëndetin e tyre.

“Shefqet Ndroqi” është e vetmja strukturë e specializuar spitalore në nivel të lartë për patologji të ndryshme. Është e padrejtë, për të mos thënë më shumë, që ky shërbim të sakrifikohet për mijëra qytetarë me sëmundje kronike, vetëm sepse qeveria nuk mori masat për të patur një strukturë tjetër të pavarur antiCOVID.

Qeveria e Edi Ramës do të hyjë ne rekordet Guiness për keqadministrimin e pandemisë, si me numrin e ulët të testimeve dhe me mungesën e financimeve nga buxheti për shëndetin e qyyetarëve. Askush nuk e di sot sa para shpenzoi qeveria për të mbrojtur dhe kuruar qytetarët. Dimë vetëm pjesën e shoë-t të improvizuar të Ramës dhe Ogerta Mastirliut.

1. Në fillim, u vendos se Konvaleshenca e Durrësit do të përdorej si karantinë. Ndodhi vetëm në ERTV.

2. Pastaj, kryeepidemiologu Edi Rama foli për një strukturë të re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës, për të mbështetur reanimacionin. Çfarë ndodhi me të? Heshtje!

3. Tre javë me parë, u prezantua si revolucion në shëndetësi i ashtuquajturi Spitali i Ri Covid 3, në ambientet e QSUT-së. Vazhdon të jetë veç mure, pa personel. Ekziston vetëm në propagandën e ERTV-së.

4. Po 54 respiratorët për të cilët u bë tenderi sekret ku janë? Erdhën vetëm 5 copë në 2 prill, pastaj vetëm heshtje.

• Dimë çfarë ndodh me ndihmat e partnerëve, por jo me paratë e taksave tona.

• Dimë që spitalet janë kthyer në vatrën më të rrezikshme dhe më të madhe të infektimit të më shumë se gjysmës së qytetarëve të prekur.

• Dimë që po paguajmë me shëndetin tonë faturën e improvizimit, dështimit dhe të korrupsionit qeveritar.”, shkruhet në reagim.

Paraardhëse

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e gjyqit të Tahirit dhe zbulon rolin e SHBA për këtë çështje

Pasardhëse

Manastirliu jep një tjetër lajm të mirë: Sezon turistik i sigurt. Hapen 28 qendrat shëndetësore verore (VIDEO)

Pasardhëse

Manastirliu jep një tjetër lajm të mirë: Sezon turistik i sigurt. Hapen 28 qendrat shëndetësore verore (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.