• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjekja e njohur tregon deri në sa shtretër përballon sistemi shëndetësor dhe lëshon thirrjen e fortë: Kthimi mbrapa nuk do të ishte i falshëm

26 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në përditësimin e të dhënave të 26 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ka shkuar në 87 numri i pacientëve të shtruar, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani në një intervistë për Abc News u shpreh se deri tani situata është e përballueshme në spital, ndërsa kanë në dispozicion 120 shtretër.

“Deri tani me këtë trend jemi duke e përballuar me numër shtretërish. Në funksion të shërbimit tonë janë vendosur që në fillimi me 2 pavione shtesë. Kemi 120 shtretër. Njëri pavion i është kushtuar terapisë intensive. Nëse vazhdojmë me këto shifra e përballojmë. Edhe pse dëshira jonë është sa më pak të sëmurë me koronavirus. Kthimi mbrapa nuk do të ishte i falshëm për ne si qytetarë. Shpresoj shumë që qytetarët të na mirëkuptojmë. Nuk mund t’i kthehemi më karantinës. Ne kemi mbi 70 persona të hospitalizuar dhe 14 persona po marrin shërbim intubim”, – tha Kolovani.

Më tej, mjekja u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm duke theksuar se ky virus nuk është si gripi, ashtu sikurse pretendohet në masë.

“Do bëja një thirrje të mos ua besojnë shumë vetës së tyre klinikës. Çdo person ka të drejtë të informohet. Kanë dëgjuar që thuhet është grip, madje edhe Trump ka dalë me të tilla deklarata dhe është kundërshtuar. Ky virus e ka treguar se nuk mund të jetë shumë i parashikueshëm. Nuk ngjan me gripin. Nëse shohim prekjet pulmonare të personave që kalojnë koronavirusin janë krejt ndryshe nga ato të gripit. Nëse do të shohim çfarë ndodhi në fillim në mars dhe prill me botën, vërtet u mendua se janë moshat e treta ato më vulnerabël, pro kjo u lidh me sëmundjet bashkëshoqërues. Më pas u tregua se sëmundja nuk zgjedh mosha. 34 vjeçarja ka pasur probleme të rënda”, – tha ajo.

Kolovani foli edhe për infektimi e personeli shëndetësor, ndërsa u tërhoqi vëmendjen mjekëve në QSUT të cilët sipas saj nuk u tregua të kujdesshëm.

“Është pashmangshme kur mendon se edhe në botë ka pasur personel shëndetësor të infektuar. Edhe tek ne nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mjekët i kanë pajisjet e mbrojtjes thjeshtë duhet ta kenë në vëmendje që nuk mund të futen te pacientët pa i mbajtur ato. Pamë një lëshim të vogël tek personat që nuk u ndeshën me të sëmurët. Por mos harroj më që e gjithë kjo ishte efekt i karantinës dhe me pak logjikë duhet ta kishim pritur që mund të kishim shtim. Dhe mjekët duhet ta kishin humbur vëmendjen. Epidemiologët u përpoqën që të ndërprisnin këtë zinxhir infektimi në QSUT. Realisht kanë qenë disa mjekë dhe infermierë të hospitalizuar dhe tashmë kanë dalë të shëruar”, – u shpreh ajo.

Paraardhëse

Nuk pyesin për koronavirusin, njerëzit flenë në rërë për të siguruar një vend të nesërmen në plazh (VIDEO)

Pasardhëse

Pipero apel të fortë qytetarëve pas shtimit të numrit: Këto janë të vetmet mënyra për tu mbrojtur nga Covid-19. Ju lutem na dëgjoni

Pasardhëse

Pipero apel të fortë qytetarëve pas shtimit të numrit: Këto janë të vetmet mënyra për tu mbrojtur nga Covid-19. Ju lutem na dëgjoni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.