• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Manastirliu jep detajet: Ja si mjekët e familjes po luajnë rol kyç në situatën e epidemisë

23 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Elbasanit dhe deputetët e qarkut kanë inspektuar ambulancën e lagjes Skënderbej në periferi të qytetit, e cila është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

“Me programin e 300 qendrave shëndetësore ja kemi dalë deri më tani të krijojmë një rrjet qendrash shëndetësore që kanë sot një infrastrukturë dinjitoze dhe që ofron për mjekët dhe infermierët kushte punë shumë të mira. Ndaj të gjithë investimet që ne kemi ndërmarrë në rrjetin e qendrave shëndetësore, siç është kjo ambulancë që i përket Qendrës Shëndetësore Nr.2 në Elbasan, pikërisht ambulanca e lagjes Skënderbej në Fushë-Mbret, është me të vërtetë një investim dinjitoz, një investim shumë i vlefshëm në zemër të komunitetit”, tha Manastirliu.

Manastirliu nga Elbsani bëri me dije se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë edhe me të tjera qendra shëndetësore dhe ambulanca për të përmbyllur gjithë investimin e kujdesit parësor në gjithë Shqipërinë.

Duke shprehur mirënjohjën për mjekët dhe infermierët e kujdesit parësor, Manastirliu tha se mjekët e familjes po ndjekin me shumë rigorozitet edhe rastet e prekura me Covid19.

“Në këto momente në të gjithë Shqipërinë janë 1600 mjekë të familjes të cilët përpos gjithë detyrave që kanë për ndjekjen e të gjithë kategorive në nevojë, sidomos të sëmurëve kronikë, ata kanë dhe një detyrë më tepër për ndjekjen e protokolleve të rasteve me Covid, të cilët janë në shtëpi dhe të cilët ndiqen nga mjeku i familjes duke marrë terapitë përkatëse”, u shpreh ministrja.

Ambulanca në Lagjen Fushëmbret, një nga lagjet me numrin më të lartë të popullsisë në bashkinë Elbasan në zonat periferike, i është nënshtruar rehabilitimit infrastrukturor në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave.

Janë rreth 7,800 banorë që marrin shërim në këtë ambulancë, e cila është pjesë e rrjetit të ambulancave të qendrës shëndetësore nr.2.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit janë rikonstruktuar prej vitit 2018 me investim nga buxheti i shtetit 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca. 180 qendra shëndetësore janë rehabilituar në të gjithë vendin nga fillimi i programit të 300 qendrave shëndetësore, i cili pritet të përfundojë këtë vit.

Paraardhëse

U shërua nga COVID-19, Alimadhi del me deklaratën surprizë: Në Kuvend ka deputetë të infektuar

Pasardhëse

A do të tërhiqet mazhoranca nga shkarkimi i Metës? Ulsi Manja zbulon se çfarë do të ndodhë me presidentin

Pasardhëse

A do të tërhiqet mazhoranca nga shkarkimi i Metës? Ulsi Manja zbulon se çfarë do të ndodhë me presidentin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.