• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pëllumb Pipero: Karantina nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje, nuk do të ketë kthim pas, me rëndësi distanca dhe maskat

21 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka dhënë dje një intervistë televizive ku foli për metodikën e kurimit të të shtruarve me koronavirus dhe për mundësinë e një izolimi të dytë.

Pipero u shpreh se karantina nuk ishte zgjidhja e gjithë problemit, por një zgjedhje që duhej bërë patjetër. Mjeku theksoi se nuk do të ketë më kthim pas, por bëri thirrje se është me rëndësi distanca dhe mbajtja e maskës.

“Hapja ishte e domosdoshme, por ulja e vigjilencës dhe shmangia e respektimit të distancës dhe mosvendosja e maskës janë ato që e dëmtuan apo po e dëmtojnë procesin e hapjes. Pra, nuk duhet të shoqërohej hapja me rënie të vigjilencës. Shifrat pozitive nuk janë shqetësuese, shqetësuese janë rastet që vijnë në spital. Unë nuk dua të kem asnjë të shtruar në spital, ndaj nëse do kemi kujdes, nuk vijmë në spital, edhe po ramë në kontakt fitojmë imunitet. Dhe jam i bindur që kthim pas nuk ka, sepse kjo pandemi na mësoi se e rëndësishme është distanca dhe maska dhe kujdesi për higjienën e duarve. Edhe karantina nuk ishte zgjidhje, ishte zgjedhje për të përballuar goditjen e parë, tashmë zgjidhje është distanca dhe maska. Virusi do të jetë prezent deri sa të kemi një vaksinë”, u shpreh Pipero.

Ndër të tjera Pipero u ndal edhe në përdorimin e deksametazonit, i vlerësuar edhe në një studim të Oxfordit si medikamenti që ul vdekshmërinë e pacientëve të prekur nga virusi.

“Që në fillim të herës kortizonikët kanë qenë pjesë të skemave të trajtimit, edhe ne i kemi përdorur dhe deksametazoni është klasa e kortizonikëve. Nuk ka studim të mirëfilltë, është bërë një konstatim, dhe është vënë re që atje ku është përdorur deksametazoni, numri i vdekjeve numri i personave të shpëtuar ka qenë relativisht më i madh, por rezultatet nuk janë kaq shumë inkurajuese të deksametazonit”, tha Pipero.

Ndër të tjera Pipero, sqaroi edhe efektet e virusit në personat asimptomatikë.

“Studimet e dëshmojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve, pavarësisht moshës që bien në kontakt me sëmundjen e kalojnë me shenja klinike, madje diku thuhet se edhe 90% e kalojnë pa shenja klinike, por pse je pa shenja klinike nuk do të thotë se nuk je burim infeksioni për dikë tjetër. Me rëndësi është kujdesi që duhet treguar për veten dhe një monitorim në kushte shtëpie për të vlerësuar edhe temperaturën, kollën dhe ecurinë, së paku për 7 deri në 10 ditë, dhe nëse ka probleme të telefonojë 127, por pjesa më e madhe që bien në kontakt e kalojnë pa shenja klinike”, vijoi më tej Pipero.

Paraardhëse

Pëllumb Pipero habit me deklaratën e fundit: Të rinjtë e prekur me Covid-19 të punojnë por pa hequr maskën

Pasardhëse

Pëllumb Pipero del me paralajmërimin e fortë që në orët e para të mëngjesit: Ju lutem respektoni këto dy gjëra, nesër do jetë vonë

Pasardhëse

Pëllumb Pipero del me paralajmërimin e fortë që në orët e para të mëngjesit: Ju lutem respektoni këto dy gjëra, nesër do jetë vonë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.