Avokat Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me hamendësimet që po qarkullojnë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi. Sipas Ngjelës kjo gjë jo vetëm që nuk do të ndodhë, por me detyrimin amerikan do fillojë procesi i tokave shqiptare në Maqedoni dhe madje edhe më tej.
“Përgjigje për territoret që mendohen të rrezikuara nga të shiturit.
Jo vetëm që Nuk ka shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi; por, menjëherë nga njohja e Kosovës prej Serbisë, me detyrim amerikan, do të filloi procesi i tokave shqiptare në Maqedoni dhe madje edhe më tej.
Patriotët të rrinë të qetë, të shiturit sigurisht që do të mbeten pa rroga…”, – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post