Presidenti Ilir Meta thotë se kur dëgjon kryeministrin Edi Rama të flasë për reformën zgjedhore, i kujtohet dhe ka nostalgji për ish presidentin komunist Ramiz Alia që i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës të ishte pjesë e tyre.
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i shtetit Meta i është referuar shpesh këtij veprimi të Ramiz Alisë.
Në konferencën për mediat, i pyetur çfarë mendon kur dëgjon palët ose saktësisht kryeministrin Rama që thonë qartazi se marrëveshja e dakortësuar për Zgjedhoren nuk ishte reformë, por ishte një mundësi për të bërë pjesë e zgjedhjeve opozitën jashtë Parlamentit, Meta tha:
“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk me mbetet tjetër vec të kem nostalgji për ish presidentin komunist Ramiz Alia që i shtyu zgjedhjet në 91 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje.” – përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post