• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Publikon faktet! Mjeku i njohur analizon shifrat alarmante të COVID dhe qetëson qytetarët

17 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shifrat e ditëve të fundit janë shumë të larta, ku dita e djeshme ishte rekordi me 82 të infektuar, ndërsa sot numri është ulur, ku janë regjistruar 50 të infektuar me Covid.

Mjeku Ilir Alimehmeti komenton shifrat alarmante të katër ditëve të fundit, ku pati një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, që arriti kulmin ditën e djeshme me 82 raste pozitive.

Teksa analizon të gjitha shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, mjeku Alimehmeti thekson se ka më shumë raste, por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

“Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja! Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim! Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!”, shkruan mjeku mes të tjerash.

Mesazhi i plotë:

“Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.
Çfarë do të thotë?

Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare!
(Burimi: Ministria e Shëndetësisë)

Raste të reja pozitive:
13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)
14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)
15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)
16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)

Testime:
13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)
14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)
15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)
16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)

Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):
13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)
14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)
15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)
16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)

Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):
13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)
14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)
15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:
13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)
14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)

Cit. Ministria e Shëndetësisë: “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç, nga Puka, i cili vuante nga SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronik) dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.”
Ngushëllime familjes!
A ishte infektim spitalor apo komunitar nuk saktësohet në njoftimin më sipër.

Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!
Evitoni grumbullimet!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT”, – shkruan Alimehmeti.

Paraardhëse

Ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së mediave, Besa prezanton vajzën e vogël të Koço Kokëdhimës: Njeriu më i bukur mbi dhe (FOTO)

Pasardhëse

Largimi i Rudina Hajdarit nga tryeza, opozita kërkon sot në 17:00 mbledhje të Këshillit Politik! Detajet çfarë po ndodh

Pasardhëse

Largimi i Rudina Hajdarit nga tryeza, opozita kërkon sot në 17:00 mbledhje të Këshillit Politik! Detajet çfarë po ndodh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.