• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Jemi të përgatitur”, Patozi zbulon vendimin e prerë

15 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 2020-ës pavarësisht ndryshimit të kodit zgjedhor.

Postimi i plotë i Patozit në Facebook:

“KOHA PUNON PËR NDRYSHIMIN

Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po u bë siç po e kërkon Myslim Murrizi, por edhe po u gjet një rrugë e mesme më e pranueshme për të ashtuquajturën reformë elektorale, ne, në të gjitha rastet, do të shkojmë në zgjedhje.

Me koalicione, pa koalicione, me prag të ulët, apo me prag të lartë, me lista të hapura, apo pa lista fare, sido që ta bëjnë, ne prapë aty do të na kenë, tek kutitë e votimit, të gatshëm për t’u votuar dhe provuar.

Madje edhe sikur të çmenden fare dhe ta shkruajnë në kushtetutë që në Shqipëri nuk lejohet të garojnë forca të tjera politike, përveç Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe LSI-së, si shoqëruese misi e njërës nga të dyja, sipas radhës, ne sërish do të marrim pjesë.

Sepse jemi të bindur se vetëm me votë mund t’u imponohemi pengmarrësve të lirisë së zgjedhjes në Shqipëri, të cilët nuk kanë lënë gur pa lëvizur dhe rreng pa organizuar prej kaq e kaq vitesh që të mos heqin dorë nga monopoli i tyre politik. Jo për gjë, por nuk dimë të ketë ndonjë mënyrë tjetër për ta ndryshuar rendin e gjërave në një vend demokratik.

Ky është një vendim i formës së prerë, i cili nuk ka lidhje me debatin e këtyre ditëve për listat e hapura e aq më pak mund të kushtëzohet me produktin përfundimtar, që do të votohet në parlament, si reformë ose jo.

Sepse ne nuk e konsiderojmë reformën zgjedhore si një kostum, që duhet të pritet sipas masës së trupit tonë, siç po bëjnë shumë të tjerë, dhe hajde o burra të kapim ndonjë copë në tavolinë apo poshtë saj

Tek e fundit, zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama na e kanë bërë më të lehtë ndarjen e mendjes, kur vendosën përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin Politik që t’i lënë pas krahëve luftërat dhe mëritë e vjetra dhe ta fillojnë edhe një herë dashurinë nga e para. Më keq se aq nuk mund të kishte, por ne jemi të përgatitur edhe për atë.

Ndërsa çdo gjë tjetër që mund të prodhojë rihapja e debatit për reformën zgjedhore, jemi të sigurt se vetëm mund ta ndryshojë për mirë gjendjen paraelektorale në Shqipëri për të vendosur një minimum rregullash të pranueshme dhe për të dhënë disa garanci më shumë për çdo garues, që do të futet në zgjedhjet e ardhshme.

Ndaj asnjë shqetësim për debatin dhe prognozën e reformës zgjedhore, që nuk ka fallxhor ta dijë si do të përfundojë. Sepse më e keqja ka kaluar dhe humbjen e kemi në xhep, edhe sikur të miratohet ashtu siç është marrëveshje-dakordësimi i Damianit me Oerdin. Ne prapë do t’ia dalim.

Ndaj edhe të gjithë ata individë apo grupime shoqërore, të cilët janë prononcuar kundër statuskuosë dhe kastës së vjetër politike, nuk kanë asnjë arsye të hezitojnë apo të dekurajohen, çfarëdo që të ndodhë nesër me reformën zgjedhore.

Përkundrazi. Koha punon për ndryshimin.”, ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

Aeroporti i Kosovës merr vendimin e papritur, anulon të gjitha fluturimet për nesër

Pasardhëse

E quajti vajzën Ajka, Xhensila Myrtezaj rrëfen për herë të parë pse zgjodhi këtë emër

Pasardhëse

E quajti vajzën Ajka, Xhensila Myrtezaj rrëfen për herë të parë pse zgjodhi këtë emër

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.