Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pasur edhe sot një takim me ekipin mjekësor të drejtuar nga profesoreshë Jera Kruja në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në një kohë që QSUT është cilësuar si vatra kryesore e infektimeve me koronavirus në vend, ministrja thotë se mjetet e mbrojtjes personale mbeten thelbësore për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm Covid19.
“Në QSUT çdo ditë, bashkë me stafet mjekësore për t’i falenderuar për punën dhe kujdesin për pacientët, dhe për të theksuar rëndësinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë, me mjetet e mbrojtjes personale, që i kemi garantuar që nga dita e parë e epidemisë dhe vijohen të sigurohen për çdo punonjës të shëndetësisë, mbetet thelbësor në çdo shërbim, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm Covid19”, – shkruan Manastirliu në postimin e saj në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post