• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do të zbresin në shesh”, ish-deputeti i PD paralajmëron zhvillimet e papritura: Padrejtësitë ndaj tyre janë bërë mal

12 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi lajmëron se sot maturantët do të zbresin në protestë para MASR pas provimit të maturës shtetërore në Letërsi.

Boçi thotë se si çdo vit testi ishte joprofesional dhe i paqartë por ky nuk është i vetmi qëllim që 18- vjeçarët do të dalin sot në protestë. Sipas tij, revolta është ngjallur nga Ramavirusi sepse padrejtësitë ndaj maturantëve janë bërë mal gjatë pandemisë.

Boçi i bën thirrje gjithë qytetarëve të mbështesin fëmijët e tyre pasi ata e kanë kuptuar që çelësi i së mirës është largimi i Ramës.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT:

“SINQIRETITI I MATURANTËVE PËRBALLË HARBUTËRISË SË RAMËS

Si në asnjë vend dhe në asnjë rast në historinë e demokracisë, maturantët 18-vjeçarë shqiptarë zbresin në shesh për protestë!

Kjo nuk është thjesht dhe vetëm çështje testi mature.

Si gjithmonë, e si çdo vit testi ishte i paqartë, jo profesional, jashtë informacioneve e modeleve të dhëna e të orientuara.

Ai përsëri si çdo vit, doli sheshit dhe pushtoi faqet e fcb-së dhe rreshtat e ëhat’s up.

Kjo është çështje e një zemërimi të akumuluar me kohë.

Është një situatë e pazakontë, e prodhuar nga revolta që ka ngjallur RAMAVIRUSI, me mënyrën e tij harbute të qeverisjes dhe Ministrja e tij – aksesor paaftësie, paditurie, papërgjegjshmërie.

Maturantët janë në një revoltë të sinqertë e të vërtetë, sepse:

– Rama i ushqeu për tre muaj me rradhë me një mësim online katrahurë, çorbë, kaotik dhe aspak efikas dhe pothuaj inekzistent në pjesën më të madhe të vendit. Pa platforma të investuara e të dedikuara. Pa internet dhe pa pajisje të përshtatshme, megjithëse janë shpenzuar miliona euro të cilat rezultojnë të grabitura.

– Rama i la ata dhe familjet e tyre pa mbështetje reale financiare, duke i braktisur në fatin e tyre të mbrapshtë.

– Rama i mashtroi nëpërmjet Shahinit, duke i nanurisur atyre një maturë shtetërore në kufijtë e arsyes e dijes së transmetuar, porse e realizoi si një procesion ekzekutimi të dijes dhe meritës së nxënësve.

– Rama si në asnjë vend tjetër, i përdori maturantët si kavie eksperimentale, duke i hedhur toptan në mes të pandemisë, duke rrezikuar jetët e tyre në klasa e shkolla jashtë standarteve evropiane të shkollave të shëndetshme e duke i lënë të bredhin kilometra larg, pa transport, për të arritur në vendin e rrezikut.

– Rama, pasi i vuri nën presionin e stresit të shumëfishtë ekonomik e arsimor, si në asnjë vend tjetër, i detyroi të futen në një garë mature krejt fallco, me dije të ndërprera, pa rregulla e administrim, ku maturantët iu nënshtruan një diskriminimi permanent, sipas bindjes politike, apo sipas territorit

– Rama zhvlerësoi dhe shkeli me këmbë çdo investim e sakrificë të tyre me një maturë të shtrembëruar dhe të pa vlerë.

– Rama i ka mbyllur atyre sot portat e së ardhmes dhe i ka marrë peng shpresën, për të jetuar me dinjitet në këtë vend.

Padrejtësitë ndaj tyre u bënë mal e kaluan çdo kufi.

Sikurse të gjithë shqiptarët sot edhe maturantët e dinë mirë që çelësi i së mirës së tyre është shporrja e RAMAVIRUSIT.

Qytetarë, mbështesni zërin e fëmijëve tuaj!” – shkruan ai.

Paraardhëse

“Ish-i im shkonte pas të tjerave”, sportistja shqiptare tregon për herë të parë arsyen pse është ‘single’

Pasardhëse

Kërcënohet politikani shqiptar, kërkesë urgjente Sandër Lleshajt: Unë nuk do ti ndahem deri sa ta gjej këtë trim! Nisni menjëherë hetimet

Pasardhëse

Kërcënohet politikani shqiptar, kërkesë urgjente Sandër Lleshajt: Unë nuk do ti ndahem deri sa ta gjej këtë trim! Nisni menjëherë hetimet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.